E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe Gjermania pershendesin formimin e qeverise serbe

Bashkimi Evropian ka mirepritur krijimin e qeverise pro perendimore ne Serbi. Shefi i diplomacise evropiane, Havier Solana tha se Brukseli pret qe kabineti i ri qeveritar te shtyje perpara reformat dhe te plotesoje kushtet e nevojshme ne menyre qe Serbia te afrohet me BE-ne. Pas krijimit te suksesshem te qeverise ne Serbi, ministri gjerman i Puneve te Jashtme, Frank Valter Shtanmajer, i ka derguar urime homologut te tij serb, Vuk Jeremic. "Shpresoj qe do te arrihet te kapercehen pengesat qe kane mbetur dhe se do te dergohet nje sinjal i qarte ne drejtim te Evropes", shkruan ministri gjerman ne letren e djeshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›