E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihaloviç, të hënën trajner i Interit

Gazeta prestigjioze në Itali “Corriero dello Sport”, raporton sot se Sinisha Mihaloviç, të hënën do të prezantohet si trajner i Interit. Mihaloviç i cili aktualisht është trajner i Fiorentinës, asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën që të drejtoj ish klubin e tij.

Ndërkohë të premten, Presidenti i Interit Masimo Morrati, ka thënë se nuk është duke biseduar me Mihalovicin pasi ai është i angazhuar në skuadër tjetër, megjithatë sipas gazetës, drejtori sportiv Marco Branka ka lënë të gjitha punët anash dhe është duke negociuar çështjet e kontratës me trajnerin serb. Inter kërkon trajner, pas paralajmërimeve të brazilianit Lenoardo se do të largohet nga klubi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›