E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri media në gjyq me Adelina Ismailin

TIRANË- Gjatë kësaj jave, një nga lajmet më të klikuara në faqet e internetit që kanë në shënjestër VIP-at, ka qenë ai ku komentohej kopertina e fundit e Adelina Ismailit, si një kopje e posterit që prezantoi filmin “Blow” me protagonistë kryesorë Jonny Depp dhe Penelope Cruz. Ky lajm na tingëlloi pak i çuditshëm, kur pamë që për protagoniste kishte Adelinën, e cila është shquar gjithmonë për idetë e saj origjinale, që nga hera e parë që u shfaq në një festival shqiptar, duke u shndërruar kështu në vajzën që theu tabu.

Shkrimi ishte shumë tendencioz dhe siç mësuam, gjithçka është bërë për çështje ekskluziviteti. Nën efektin e inatit, gazetarët kanë trilluar, duke mos marrë parasysh asgjë, as faktin që për fotot në këtë rast vendos fotografi. Për këtë fakt është mërzitur jo pak kompania që menaxhon këngëtaren, e cila ka angazhuar menjëherë avokatët e saj dhe brenda një kohe të shkurtër, agjencitë online janë tërhequr, duke fshirë një herë e përgjithmonë shkrimet që trajtonin këtë tematikë. Sa i takon kopjes, në shkrimin që ka shoqëruar kopertinën e revistës shqiptare, është sqaruar fare mirë që inspirimin për këtë set fotografik e kanë marrë nga skenat e filmave hollivudianë.

Kështu, avokatët e “Acromax GMBH”, që mbulojnë interesat e Adelina Ismailit në internet, ia kanë dalë që brenda një kohe të shkurtër, t’i zhdukin këto publikime, duke i vendosur përpara padisë tri mediat, të cilave në fund të procesit do t’u duhet të paguajnë 10.000 dollarë dëmshpërblim.

Avokatët kanë parashtruar në gjykatë padinë, në një prej pikave të së cilës saktësohet se në ligjin për copyright-in, nuk ekziston kopjimi i pozës në një foto.
(el.me/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›