E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ndaj Ambasadës, Jahjaga: Autorët përpara drejtësisë

PRISHTINE - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

“Hedhja e mjetit shpërthyes në ambasadën e Republikës së Maqedonisë, në Prishtinë është një akt i papranueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë. Ky akt, i dënueshëm nga të gjithë, është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, marrëdhënie këto që kanë njohur zhvillime dhe zgjerim të vazhdueshëm.” - thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Kryetarja e shtetit u bën thirrje organeve përkatëse që të zbulojnë sa më parë autorët e këtij akti dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›