E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje për shëndetësinë



Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Bujar Bukoshi, dhe ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Bujar Osmani nënshkruan sot në Prishtinë Marrëveshjen e bashkëpunimit në lëmin e shëndetësisë.

Të dy ministrat vlerësuan se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë intensifikimit të bashkëpunimit midis dy shteteve, duke pasuar parasysh se Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të përbashkëta edhe në fushën e shëndetësisë.

Marrëveshja i obligon dy ministritë që të bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve në fushën e shëndetësisë, shkëmbimin e personelit mjekësor, kontaktet mes institucioneve shëndetësore, si zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›