Britania voton nesër

Më 6 maj në Britani do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe të paktë janë ata hulumtues të opinionit publik, të cilët kanë guxim të japin prognoza se kush do të ngadhënjejë në këto zgjedhje. Ekzistojnë dy arsye për këtë: sistemi zgjedhor dhe sjellja e zgjedhësve.
Emigrimi, edukimi, gjendja ekonomike dhe natyrisht rastet e shpenzimeve në Dhomën e Ulët janë temat të cilat dominuan fushatën parazgjedhore në Britani. Por, në sondazhe nuk mund të thuhet qartë se kush do ta qeverisë vendin pas 6 majit. Besueshmëria ndaj kryeministrit Gordon Brown ka rëndë shumë.
Ndërkohë që as konservatorët opozitarë të David Cameron-it duket se nuk kanë gjasa për një fitore të qartë, shpjegon profesori Justin Fisher nga Universiteti Brunel në Londër.
"Mendoj se për konservatorët do të jetë shumë vështirë të fitojnë shumicën absolute, sepse për këtë duhet të fitojnë edhe 116 mandate të tjera, që do të ishte shifra e tretë më e madhe që prej Luftës së Dytë Botërore. Mendoj se për konservatorët kjo është e pamundur", tha Fischer.
Pas skandaleve të shumta me donacione dhe shpenzime, shumë zgjedhës janë të dëshpëruar me dy partitë e mëdha. Prandaj kohët e fundit kanë fituar shumë në popullaritet liberal-demokratët e Nick Clegg-ut. Sidoqoftë, është hera e parë pas shumë dekadave që kemi mundësinë e një situate të tillë.
Vota për një liberal-demokrat në ato rrethe, ku kandidati i tyre nuk ka shanse për fitore, është një votë e humbur. Prandaj Fisher beson se shumë zgjedhës, që aktualisht i mbështesin ata, në ditën e zgjedhjeve do të ndryshojnë mendimin.
Deri më 15 prill, që ishte edhe data e debatit të parë televiziv në historinë zgjedhore britanike, të gjithë, ose thuajse të gjithë, prisnin që rezultati i zgjedhjeve do të ishte një shkëmbim i natyrshëm i pushtetit nga laburistët te konservatorët e David Cameron-it. Për sa i takon Gordon Broën-it, atij nuk i mbetej gjë tjetër veçse të pranonte humbjen, edhe pse ai asnjëherë dhe për asnjë çast nuk është dorëzuar. Por, ndryshe nga paraardhësi i tij, kryeministri nuk ka aftësitë që të bëjë spektakël zgjedhor e të bëjë për vete zgjedhësit në fushatë. Ndërkohë, nga kohët e rinisë ka trashëguar kokëfortësinë e lojtarit të ragbit.
Atë ditë, pas shumë diskutimesh, u vendos që të dilnin përballë njëri-tjetrit jo dy krerët e partive kryesore, pra asaj Laburiste në pushtet dhe Konservatore në kërkim të pushtetit, por edhe të asaj që konsiderohet si partia e tretë, apo forca e tretë politike në Britaninë e Madhe, Partia Liberal-Demokrate e përfaqësuar nga lideri i saj, Clegg.
Laburistët dhe liberal-demokratët në fakt duken si aleatët më të mundshëm, por pyetja është me Brown-in apo pa Brown-in? Me cilin person si kryeministër? Gjithsesi i favorizuari i kësaj situate vazhdon të mbetet aristokrati David Cameron.
Fushata edhe në ditën e fundit ishte në qendër të vëmendjes së medieve britanike.
The Indipendent, me shkronja të mëdha kuq e zi, në editorial shkruan "Për pesë vjet kjo gazetë ka luftuar për reformë elektorale. Britania tani ka një mundësi historike për t'i dhënë fund sistemit votues të padrejtë. Kjo nuk duhet humbur."
Po më në brendësi, gazeta thotë se rezultati elektoral ende është në dyshim, ndërsa 4 në dhjetë votues janë të pavendosur se për kë të votojnë.
The Daily Telegraph ka artikullin " Pakti me Ulsterin mund të vulosë fitoren për Cameron."
Sipas gazetës, Cameron mund të zgjidhet si kryeministër edhe nëse nuk fiton direkt në zgjedhje, pas një marrëveshjeje me partitë unioniste në Irlandën e Veriut.
Deputetë të Irlandës së Veriut kanë lënë të kuptohet se ata do të përkrahin zyrtarisht udhëheqësin konservator, nëse ai nuk lejon ulje të shpenzimeve publike për ta. (Nga agjencitë)