E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me vdekje sulmuesi i Mumbait

Një pakistanez, i cili akuzohej për sulmet në Mumbai (Bombau) është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Indi.

Mohammed Ajmal Amir Qasab – i vetmi njëri i cili i kishte mbijetuar sulmit – është shpallur fajtor nga gjykata.

Ai është akuzuar me akuzat për vrasje, nxitje të luftës në Indi dhe posedim të eksploziv në shtëpinë e tij.

Sulmi kishte lënë 174 të vdekur, nëntë nga ta të armatosur dhe kishte acaruar marrëdhëniet e Indisë me Pakistanin. India kishte akuzuar ushtrinë e Pakistanit për sulmin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›