E Diel, 1 Nëntor 2026

"Moody": Kriza mund të godasë Evropën


Agjencia "Moody", që merret me vlerësimin e aftësive të qeverive për të kthyer borxhet, ka ngritur shqetësimin se kriza mund të godasë gjerësisht kontinentin europian, duke specifikuar sektorin e bankar në disa vende si Portugalia, Italia, Spanja, Irlanda dhe Britania. Agjencia tërheq vërejtjen se kriza greke mund të ketë efekt "ngjitës" në gjithë sektorin financiar europian. Sipas Mooody-it, kriza financiare greke përfaqeson një rrezik potencial për bankat e këtyrë vendeve. Lajmi është publikuar nga "France Presse". Sipas raportit të këaj agjensie, Portugalia është e para ndër vendet më shqetësuese për investitorët dhe nje faktor thelbësor, do të jetë gjykimi i tregjeve, përsa i përket suksesit që do të ketë apo jo, paketa e ndihmave për Greqinë, e mundësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian. Po sipas Moody, edhe sistemi bankar iralndez, ai i Britanisë së Madhe dhe në Spanjë kanë filluar të ndiejnë shenjat e para të dobësimit. Ndërsa Italia është një prej vendeve ku sistemi bankar deri më sot, është nga më të qëndrueshmit, por pavarësisht kësaj , ekziston rrreziku i "infektimit" nga kriza greke, raporton "Moody" në raportin për sistemin bankar europian.
Nga të dhënat e bëra publike nga mediat e huaja, informohet se tregjet financiare europiane kanë shënuar rënie të ndjeshme mëngjesin e së enjtes. Kriza greke, por dhe dobësimi i sektorit të energjisë kanë ndikuar në rënien e aksioneve në bursat e vendeve evropiane. Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim rreth fatit të eurozonës pas protestave të dhunshme në Greqi. Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel bënë thirrje për mbikqyrje më të rreptë të rregullave të buxhetit në eurozonën. Në një letër të përbashkët në të përditshmen "Le Monde", dy udhëheqësit thanë se 16 vendet që përdorin valutën e përbashkët duhet t'i vënë në jetë mekanizmat për t'u ballafaquar me krizat si ajo e borxheve në Greqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›