E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për kadastrat

Zyra e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, në dialogun Kosovë-Serbi, nëpërmjet një deklarate zyrtare njofton për takimin e sotëm mes dy palëve.
 

Sipas deklaratës, Serbia ka njohur vulat doganore të Kosovës, e po ashtu palët kanë arritur marrëveshje edhe për regjistrat kadastral.
“Në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, palët ranë dakord që vula doganore të shënuar Doganat e Kosovës do të pranohen. Kjo marrëveshje do të konfirmohen për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s”, thuhet në deklaratë.
 

Më tej theksohet se kjo marrëveshje ndikon në heqjen e embargos së dyanshme tregtare. “Ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes së mallrave, në pajtim me vlerat europian”, thuhet në deklaratë.
 

Po ashtu, sipas komunikatës, palët kanë rënë dakord që të krijojnë një kadastër plotësisht të besueshme për të mbrojtur të drejtat e personave më kërkesa legjitime pronësore. “Takimi i ardhshëm do të mbahet gjatë muajit shtator”, përfundon deklarata.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›