Shenjtorët serbë, Tadiç akuza Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Bors Tadiç tha se arti modern mund ta ndihmojë pajtimin si fusha e vetme në të cilën kanë vazhduar shkëmbimet që nga luftërat e vitit 1990 në ish-Jugosllavi.
Këto komente presidenti serb i bëri në një konferencë që pasoi takimin e nëntë presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, i cili u zhvillua në në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac. Në fjalimin e tij, Tadiç foli edhe për trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë, një pjesë e së cilës është nën përkujdesjen e UNESCO-s.
“Ato objekte përfaqësojnë thelbin e identitetit serb. Fizikisht ato janë, fatkeqësisht të rrezikuara nga ekstremistët-më shumë se 150 kisha dhe manastire janë shkatërruar që nga qershori i vitit 1999. Ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve politike të Prishtinës për të ndryshuar identitetin e padiskutueshëm të këtyre shenjtëroreve në një identitet kosovar” tha ai.