E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia arrijne marreveshje per vendkalimet kufitare

Kosova dhe Serbia jane dakorduar per normalizimin e procedurave kufitare ne kuader te konceptit per menaxhimin e perbashket te kufirit nje prej ceshtjeve me te mprehta ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.  

Ne nje komunikate per opinion te ndermjetesit te Bashkimit Evropian Robert Cooper thuhet se palet jane pajtuar qe gradualisht te vendosin postat kufitare te perbashketa te integruara te vetme dhe te sigurta ne pike-kalimet e tyre te perbashketa. EULEX-i do te jete i pranishem ne pajtim me mandatin e tij. Koncepti I menaxhimit te perbashket te kufirit do te zbatohet gradualisht sa me pare qe eshte e mundur ne pikepamje praktike.  

Ne komunikate thuhet se palet kane zhvilluar diskutime thelbesore per bashkepunimin e frytshem dhe gjitheperfshires rajonal dhe jane arritur perparime te mira. Ato do ti kthehen kesaj ceshtjeje ne takimin e radhes. Po ashtu ne takime eshte diskutuar per zbatimin e marreveshjeve te arritura deri me tash dhe pritet qe marreveshja per levizjen e lire te filloje te zbatohet me 26 dhjetor 2011.

Shefja e delegacionit te Kosoves Edita Tahiri tha se marreveshja per menaxhimin e perbashket te kufirit perfshine 6 vendkalime kufitare ndermjet Kosoves e Serbise. Me kete marreveshje sipas saj jane mbrojtur interesat kombetare te Kosoves dhe eshte respektuar Kushtetuta e saj.

Por shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanovic u tha mediave serbe eshte shenuar perparim i madh ne bisedime por ende nuk ka nje marreveshje te qarte dhe kjo ceshtje do te vazhdoje te diskutohet edhe sot.

Perparimi ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian eshte pare si kusht themelor per Serbine qe te fitoje statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian.  Por vendet e Bashkimit Evropian jane te ndara rreth kesaj ceshtjeje per shkak te dhunes ne veriun e Kosoves ku gjate javes qe po leme pas disa dhjetear ushtare te NATO-s u plagosen ne perleshje me protestuesit serbe qe kundershtojne shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne ate zone.  

Serbet ne veriun e Kosoves kane vendosur barrikada qe nga muaji korrik kur qeveria e Kosoves u perpoq te merrte nen kontroll vendkalimet kufitare me Serbine. Te marten presidenti i Serbise Boris Tadic beri thirrje per largimin e barrikadave por diplomatet thane se thirrjet duhet te pasohen nga veprime konkrete.

Me e prera ne qendrimin e saj ishte kancelarja gjermane Angela Merkel e cila tha se Serbia nuk i ka permbushur kushtet per afrimin e saj me strukturat e Bashkimit Evropian ndersa ka krijuar nje mjedis per dhune ne veriun e Kosoves. Ajo terhoqi verejtjen se rruga e Serbise drejt Bashkimit Evropian mund te realizohet vetem nepermjet normalizimit te marredhenieve me Kosoven.

Zyrtaret evropiane kane thene se Serbia duhet te gjeje nje zgjidhje nese kerkon te avancoje me kandidaturen per ne Bashkimin Evropian. Vendimi per kete ceshtje pritet te merret javen qe vjen. Njekohesisht Prishtina pret qe te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave si shperblim per qasjen ndaj procesit te bisedimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›