E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet për automjetet autostrada Levan – Vlorë

02-12-2011 / Gazeta 55

Ministri Sokol Olldashi inspekton punimet e fundit

Në prag të mbylljes së punimeve të autostradës Levan – Vlorë ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi ka inspektuar pjesën e fundit të punimeve. Ministri ka përshkuar autostradën duke filluar nga Levani dhe është ndalur në urën mbi lumin Vjosë ku ka deklaruar se që sot autostrada do të jetë e hapur për lëvizjen e automjeteve.
Ministri Olldashi shtoi se së shpejti do të nisin punimet për by-passin e Fierit dhe të Vlorës vepra të cilat do të kompletojnë boshtin rrugor të jugut të vendit.
Firmat zbatuese të punimeve në këtë pjesë të autostradës Levan-Vlorë kanë deklaruar se brenda muajit dhjetor përfundojnë punimet që quhen plotësuese, si sinjalistika rrugore dhe elementë të tjerë dytësorë. Sezoni i ardhshëm veror ndërkohë do të ofrojë një autostradë të përfunduar tërësisht.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›