E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia arrijne marreveshje per vulat doganore dhe kadastrat

Dita e gjate dhe e veshtire e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtines ne Bruksel pati megjithate perfundim pozitiv sepse u arrit marreveshja per kadastrat dhe vulat doganore. Keshtu me rishikimin dhe harmonizimin e dy kadastrave qytetaret do te jene ne gjendje te kene sigurine ligjore kur eshte fjala per pronen e tyre. Nga ana tjeter rreth dats 10 shtator do te hiqet embargoja tregtare nga te dy palet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndermjetesuesi i BE-se ne dialog Robert Cooper. Qeveria e Kosoves kishte vendosur embargo per mallrat nga Serbia dhe per nje kohe te gjate ka patur nje embargo te Serbise per mallrat e Kosoves. Keto dy embargo do te hiqen gje qe eshte ne te mire te tregtise rajonale. Vete rajoni do te duket me evropian. Pas marreveshjes per levizjen e lire te njerezve shtrohet ceshtja e levizjes se lire te mallrave tha perfaqesuesi i BE ne dialog Robert Cooper.

Rezultat pozitiv

Marreveshja per njohjen e vulave te doganave te Kosoves perben per Beogradin nje rezultat pozitiv sepse sipas fjaleve te kryetarit te ekipit te Beogradit Borislav Stefanovic Serbia arriti te ruaje interesin e saj kombetar dhe sovranitetin ndersa ne anen tjeter mundeson funksionimin normal te tregtise dhe deshmon se dialogu eshte menyra per te zgjidhur te tilla probleme Zgjidhja eshte e tille qe vulat doganore te Kosoves do te permbajne fjalet dogana e Kosoves. Kemi arritur te shmangim qe te vendoset Republika e Kosoves dhe simbole te tjera.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edita Tahiri kryetare e delegacionit te Prishtines. Nga ana tjeter Edita Tahiri kryetare e delegacionit te Prishtines thote se te dyja shtetet do te perfitojne nga levizja e lire e mallrave Duke pranuar kete marreveshje sic ishte rasti qe ne korrik ne i kemi treguar komunitetit nderkombetar se Kosova eshte ne perputhje me parimet evropiane se i kemi pranuar keto vlera dhe kjo do te thote edhe pergjegjesi dhe veprim. Se shpejti do te shohim dy shtete Kosoven dhe Serbine qe tregtojne lirisht duke u bazuar ne rregullat e CEFTA-s dhe kjo eshte pritur nga BE.

Atmosfere e renduar

Pervec rezultatit pozitiv te raundit te gjashte te dialogut ne Bruksel ajo qe mund te jete arsye per shqetesim eshte pranimi nga te dy delegacionet se bisedimet jane zhvilluar ne nje atmosfere te rende se ka pasur thumbime dhe fajesime per shkak te ngjarjeve te fundit ne veri Kosoves. Edita Tahiri u shpreh se e ka patur te veshtire te ulet me Stefanovicin per te cilin tha se e mendonte njeri te marreveshjeve por qe ne gusht tregoi se di te beje probleme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetarit i ekipit te Beogradit Borislav Stefanovic. Nga ana tjeter kreu i delegacionit te Beogradit konsideron se Prishtina nuk ka treguar as minimumin e vullnetit per te zgjidhur ceshtje te tjera qe kane qene sot mbi tryeze. Me shqetesuese jane pikepamjet e kunderta per implementimin e metejshem te tregtise se lire. Perderisa pala serbe mendon se marreveshja e re per vulat doganore ne asnje menyre nuk paragjykon statusin apo funksionimin e pikekalimeve Jarinje dhe Brnjak ne te cilat per Beogradin eshte absolutisht e papranueshme e ashtuquajtura dogana e Kosoves.

Kryetarja e delegacionit te Prishtines Edita Tahiri thote Do te fillojme zbatimin e marreveshjes ne kapacitet te plote dhe kontrollin ne pikekalimet tona 1 dhe 31 ashtu sic kontrollojme te gjitha kalimet dhe kufinjte tane. Dhe punen e doganave dhe kontrollet policoredo ta kryeje me siguri qeveria e Kosoves.

Raundi tjeter i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtines pritet te mbahet ne fund te shtatorit.

Autor Marina Maksimovic / Angjelina Verbica

Redaktoi E. Xhani

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›