E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkallezimi i grindjeve turko-izraelite

Gaby Levy nuk do te kthehet ne vendin e tij te punes ne Turqi. Ambasadori izraelit i cili aktualisht gjendet ne vendlindje prej te premtes llogaritet si ambasador i larguar nga Turqia. Ministri i Jashtem Ahmed Davutoglu tha se Turqia ka vendosur te ule raportet me Izraelin ne nje nivel me te ulet.160

Raportet turko-izraelite do te ulen ne shkalle te dyte. Personeli mbi kete nivel do te kthehet ne vendet prej nga eshte derguar. Pezullohen edhe te gjitha marreveshjet ushtarake midis Turqise dhe Izraelit tha ai.160160160

Izraeli duhet te kerkoje falje

Turqia reagoi ne kete menyre pasi qe Izraeli ka refuzuar te kerkoje falje per shkak te vrasjes se nenshtetasve turke. Ankaraja ben te ditur se tani do te zbatohen kercenimet e muajve te kaluar. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Turqia dhe bota arabe

Kete te premte kemi arritur piken kur Izreali ka refuzuar te gjitha ofertat tona. Ka ardhur koha qe qeveria izraelite te paguaje cmimin per faktin se veten e sheh mbi ligje dhe ndermerr aksione ilegale pa respektuar vlerat njerezore. mimi qe duhet te paguaje eshte humbja e miqesise turke tha ministri Davutoglu.

Gjate nje operacioni ushtarak izraelit ne maj te vitit te kaluar jane vrare ne ujerat nderkombetare ne nje anije qe dergonte ndihma per palestinezet nente aktiviste turke per te drejtat e njeriut.

Ekipi hetues i OKB-se ka paraqitur nje raport ku thuhet se aksionet izraelite per bllokimin e Rripit te Gazes jane legjitime por jo edhe vrasja e ketyre njerezve. Ne raport te dy vendeve u behet thirrje per qetesimin e situates. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon ka shprehur shqetesim te thelle per shkak te tendosjeve te fundit mes Turqise dhe Izraelit. Edhe presidenti amerikan Barack Obama u ka bere thirrje te dy vendeve per uljen e tensioneve dhe normalizimin e raporteve.

Masat tjera kunder Izraelit

Por presidenti i Turqise Abdullah Gl ka paralajmeruar dhe hapa te tjere ne qofte se Izraeli nuk kerkon falje dhe nuk paguan demshperblimin per personat e vrare. Si vendi me i fuqishem ne rajon Turqia do ti mbroje te drejtat e shtetasve te saj dhe njerezve ne nevoje. Kete duhet ta dije edhe bashkesia nderkombetare theksoi Gl. Masa te tjera paralajmeroi edhe ministri i Jashtem Davutoglu.

Turqia do te ndermarre te gjitha masat e nevojshme dhe te domosdoshme per te siguruar levizjen e lire te anijeve ne Detin Mesdhe. Turqia nuk e njeh bllokaden izraelite te Rripit te Gazes. Ajo do te kerkoje qe me kete ceshtje te perballet edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise tha ai.

Rritjen e tensioneve konfirmon edhe deklarata e fundit e kryeministri te Turqise Erdogan i cili tha se vendi i tij do te mbeshtete ne menyre aktive kerkesat e palestinezeve per shtet ne qofte se Izraeli nuk kerkon falje. Ai tha se se shpejti do te vizitoje edhe Rripin e Gazes. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Recep Tayyip Erdogan

Izraeli refuzon kerkesat turke

Nderkohe Izraeli edhe nje here ka theksuar se nuk do te kerkoje falje prej Turqise. Qeveria izraelite pohon se aksionet e forcave te saj ushtarake ishin legjitime. Ish keshilltari per ceshtje sigurie i qeverise izraelite Giora Eiland pohon Nese ne kerkojme falje do te pranonim se aksionet e ushtareve tane nuk ishin korrekte. Kjo mund te sherbeje si baze per ngritjen e aktakuzave kunder tyre. Mendoj se Izraeli me te gjitha mjetet duhet te refuzoje qe te kerkoje falje sepse me pas mund te vijne edhe kerkesa te tjera.

Giora Eiland eshte i mendimit se Izraeli duhet te jete i gatshem te perballet me te gjitha konseguencat e mundshme sic eshte terheqja e ambasadoreve apo dhe masat tjera.

shte ky nje zhvillim qe ne me siguri nuk e duam por ky eshte nje vendim i Turqise te cilin ne nuk mund ta ndryshojme. Ne nuk duhet te terhiqemi para presioneve te Turqise thote ai.

Autor Reinhard Baumgarten/Friederike Schulz/Bahri Cani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›