E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet e zhgenjyer me marreveshjen per vulat

Perfaqesuesit e partive ne pushtet e kane mbeshtetur marreveshjen e arritur ne Bruksel me shpjegimin se edhe me tej respekton integritetin territorial te Serbise. Por ndryshe mendojne perfaqesuesit e strukturave paralele serbe ne veri te Kosoves. Ata thone se do te vazhdojne luften qe ky vendim te mos futet kurre ne fuqi ne pikekalimet kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Serbet do te vazhdojne luften e tyre

Udheheqesi i institucioneve serbe ne veri te Mitrovices Radenko Nedeljkoviq tha se vendimi i Beogradit duhet te kuptohet ne kontekstin e perpjekjeve per afrim me BE-ne. Serbet ne veri nuk do te pranojne doganieret160 shqiptare theksoi ai. Me tone te ngjashme jane shprehur edhe perfaqesuesit e komunave serbe ne Leposaviq dhe Zubin Potok. Kryetari i komunes paralele serbe ne Zubin Potok Sllavisha Ristiq tha se ky eshte edhe nje mashtrim tjeter i Beogradit sepse njohja e ketyre vulave do te thote vule e dorezimit te Kosoves.

Kapitullimi i Serbise Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serish protesta

Ish shefi i delegacionit serb ne negociatat e Vjenes Sllobodan Samarxhiq nga Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunices tha se delegaconi serb ka kapitulluar ne Bruksel.

Njohja e vulave te doganave kosovare me siguri qe do te thote se pikekalimet e deritanishme administrative do te shnderrohen ne pikekalime doganore nen kontrollin e shqiptareve. Serbia ka bere edhe nje hap shume te rendesishem drejt heqjes dore nga Kosova theksoi Samarxhiq.

Sa i perket aspiratave te Beogradit per anetaresim ne BE ai mendon se Serbia ndoshta do te fitoje statusin e kandidatit por ky status eshte sikur futesh ne nje rend pritjesh te perhershme per anetaresim.

Kryetari i liberaleve edomir Jovanoviq mendon ndryshe. Ai tha se vendimi per njohjen e vulave ka kuptim vetem ne qofte se perfundimisht vendoset nje pike ne politike e gabuar serbe ndaj Kosoves.

Udheheqja e tanishme e Serbise nuk eshte fajtore per humbjen e Kosoves. Ajo eshte humbur para 12 vitesh. Por udheheqja e tanishme do te jete pergjegjese nese humb perspektiven evropiane tha Jovanoviq. Ai u angazhua per implementimin e plote te planit te Ahtisarit i cili serbeve u mundeson te kene sistemin shkollor shendetesor organet juridike dhe te kene nje ndikim te madh ne sferen politike ekonomike dhe kulturore.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›