E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia per shtepi, renie me 60% me 2009

Kredia per blerjen e shtepive ka rene me rreth 60 per qind gjate vitit 2009, ne krahasim me vitin 2008. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, konservatorizmi i bankave per te kredituar ekonomine ka peshuar me se shumti te kredite per blerje banesash dhe ato te konsumatoreve. Biznesi ka qene sektori ku eshte perqendruar kredia per vitin qe shkoi. Huaja per shtepi perbente rreth 40% te totalit te kredise se re, te dhene per individet ne vitin 2009, nga 53% qe ishte kjo peshe ne 2008-en. Menjehere pasi shpertheu kriza ekonomike edhe bankat ne Shqiperi filluan te ndienin "ethet" e krizes. Huaja per shtepi, per individe ishte e para qe u godit, vecanerisht pasi zhvleresimi i lekut filloi te nxirrte ne pah rrezikun e kursit te kembimit per shume individe qe i kishin te ardhurat ne leke, por kishin marre hua ne euro. Ne total, kredia e re per individe ka shenuar nje renie me baze vjetore prej 44% ne 2009-en, ku efektin kryesor e kishte renia e financimit per blerjen e pasurive te paluajtshme. Ndersa stoku i kredise per individe ka shenuar rritje minimale prej vetem 4% ne vitin 2009. Kredia per pasuri te paluajtshme ze peshen me te madhe te huas qe individet kane per t'u kthyer bankave. Ne vitin 2009, huat e marra per shtepi zinin mbi 70% te stokut te kredive dhene per individet. Ky stok eshte rritur me rreth 10% vitin e kaluar. Edhe kredia e re e dhene per mallra te qendrueshme e te paqendrueshme gjate vitit 2009 ka shenuar renie me rreth 15%, por gjithsesi ky reduktim eshte shume me i vogel ne krahasim me huan per shtepi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›