E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrijne marinsat ne Durres

Zbarkon në portin e Durrësit anija e marinës ushtarake amerikane `USS FORT MCHENRY (LSD 43) FPO 09569-1731`. Ajo është ankoruar për një vizitë portuale, në vazhdën e përpjekjeve të Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar partneritete globale me flotat e vendeve europiane dhe përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e flotave ushtarake. Anija Ushtarake me 502 marinsa dhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit në bord ka mbërritur në Portin e Durrësit, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët me Flotën Detare të Shqipërisë. Ajo do të qëndrojë për gjashtë ditë në portin e Durrësit në kalatën numër 5. Ndërsa marinsat amerikanë do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në det, me anijet e flotës detare , për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, të hapur, në rast fatkeqësish njerëzore apo incidentesh detare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›