Kosova dhe e vërteta e vendimit të GJND

GjND-ja ka me nxjerrë një vendim që, përveçse
ka me përmbajtë mjaft ambiguitete, ka me qenë edhe i balancuar, e kjo nënkupton
se vendimi i GjND-së ka me qenë në anën e Serbisë
Nga Shkëlzen Gashi
Kuvendi i Kosovës e ka shpallë shtetin e pavarur dhe sovran në pajtueshmëri
të plotë me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të
hartuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.
Deklarata për Pavarësinë e Kosovës e ka mirëpritë mbështetjen e vazhdueshme të
bashkësisë ndërkombëtare, të kanalizuar nëpërmjet pranive ndërkombëtare në
Kosovë, për t'i zbatuar përgjegjësitë që i ngarkohen me: a). Rezolutën 1244 të
KS të OKB-së, e cila e garanton sovranitetin e RFJ-së, tash të Sërbisë, përmbi
Kosovën, dhe b). Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të
Kosovës. Kosova është njohur si shtet i pavarur nga shumica e vendeve më të
zhvilluara të botës.
Pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Republika e Sërbisë i ka
kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ta shqyrtonte kërkesën për një
opinion këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) mbi atë
se a është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në përputhje me të
drejtën ndërkombëtare. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka
miratuar Rezolutën 63/3 me të cilën i ka kërkuar GjND-së opinion këshillëdhënës
për pyetjen e formuluar kësisoj: "A është shpallja e njëanshme e
pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ) në
përputhje me të drejtën ndërkombëtare"?
Pas miratimit të kësaj Rezolute, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki
Moon, i ka dërguar GjND-së dosjen për Kosovën, e cila përfshin mijëra faqe
dokumente që kanë të bëjnë me Kosovën: materiale lidhur me kërkesën e Asamblesë
së Përgjithshme të OKB-së për opinionin këshillëdhënës; materiale që lidhen me
vendosjen e administratës ndërkombëtare (rezoluta e raporte të Këshillit të
Sigurimit të OKB-së, raporte e rregullore të UNMIK-ut, raporte të KFOR-it,
marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruara nga UNMIK-u në emër të Kosovës,
dokumente që kanë të bëjnë me statusin e ardhshëm të Kosovës...); materiale mbi
çështje të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare në lidhje me kërkesën për
opinionin këshillëdhënës (dokumente universale e regjionale të të drejtës
ndërkombëtare, rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme dhe dokumente që kanë të
bëjnë me procesin e shpërbërjes së RSFJ-së).
Nëpër të gjitha këto dokumente figurojnë elemente të favorshme për Sërbinë -
për të cilat ekipi i ekspertëve të Kosovës nuk ka mundur të ofrojë
kundërargumente të forta - ndër më të rëndësishmet e të cilave është Rezoluta
1244 e KS të OKB-së. Në pjesën hyrëse dhe në anekse, kjo Rezolutë riafirmon
përkushtimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ-së. Në pjesën
kryesore ajo parasheh një administrim të përkohshëm për Kosovën, të krijuar nga
prania civile ndërkombëtare, kur populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi
substanciale në kuadër të RFJ-së, duke marrë parasysh Marrëveshjen e Rambujesë,
e cila sipas kësaj Rezolute ka me u marrë për bazë edhe për përcaktimin e
statusit të ardhshëm të Kosovës, status ky që do të dizajnohet në një proces
politik të lehtësuar nga prania civile ndërkombëtare.
Është me rëndësi të thuhet se e ashtuquajtura "Marrëveshja e
Rambujesë" ka qenë e ndarë në pjesën politike dhe ushtarake; kjo e fundit
ka pasë qenë e papranueshme për Serbinë. Në Kosovë është krijuar një bindje se
edhe Serbia ishte pajtuar edhe me pjesën politike të këtij dokumenti dhe argumenti
që kryesisht është përdorë është segmenti që flet për përcaktimin e statusit të
ardhshëm Kosovës. Ç'është e vërteta, në të thuhet se statusi do të përcaktohet
"në bazë të vullnetit të popullit", por pa specifikuar në bazë të
cilit popull dhe, për më shumë, shi në të njëjtën fjali, bashkë me togfjalëshin
"vullnetit të popullit" është shtuar edhe mbështetja në Aktin Final
të Helsinkit, në mendimin e autoriteteve relevante dhe në marrjen parasysh të
propozimeve nga cilado palë për masat shtesë.
Një pjesë e vogël, por shumë e veçantë, e dokumenteve që Ban Ki Moon i ka
dërguar GjND-së ka të bëjë edhe me veprimet më të rëndësishme, të ndërmarra nga
institucionet e Kosovës që prej themelimit. Posaçërisht vlen të përmenden
dokumentet që kanë të bëjnë me përpjekjet e IPVQ-ve gjatë vitit 2002-2003 për
m'e shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, si dhe dokumentet që përmbajnë
reagimet e PSSP-së, Micheal Stiener, dhe të zëvendësit të tij, Charles H
Brayshow. Në letrat që Steiner dhe Brayshow ia patën dërguar Kryetarit të
Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, potencohet se shpallja e pavarësisë së
Kosovës nga IPVQ-të do të ishte shkelje e Kornizës Kushtetuese, përkatësisht e
Rregullores së UNMIK-ut 2001/15 dhe të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Në
letrat e tyre thuhet edhe se statusi i Kosovës ka me u vendosë nga Këshilli i
Sigurimit dhe se çdo deklaratë e njëanshme e çfarëdo forme që nuk do të
pranohet nga KS i OKB-së, nuk ka efekt në statusin e ardhshëm të Kosovës.
Në këtë grumbull dokumentesh ka edhe elemente favorizuese për Kosovën, por ato
lidhen kryesisht me dhunën e ushtruar nga forcat e Sërbisë/RFJ-së gjatë
periudhës 1998-1999, që është argumentuar shkëlqyeshëm, si në deklaratat me
shkrim, ashtu edhe në ato me gojë, të bëra nga Delegacioni i Kosovës që e
mbrojti shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në GjND. Siç dihet,
përveç dokumenteve të përmendura më sipër, GjND-ja duhet t'i shqyrtojë edhe
deklaratat me shkrim e me gojë të bëra nga shtetet që kanë dëshmuar për dhe
kundër në këtë proces. Nuk ka asnjë dilemë se GjND-ja në vendimin e saj, i cili
nuk ka me qenë i prerë, do të ketë në konsideratë elemente favorizuese për
Sërbinë, po edhe për Kosovën.
Me pak fjalë, GjND-ja ka me nxjerrë një vendim që, përveçse ka me përmbajtë
mjaft ambiguitete, ka me qenë edhe i balancuar, e kjo nënkupton se vendimi i
GjND-së ka me qenë në anën e Sërbisë. I njëjtë ka qenë vendimi i GjND-së për
rastin Bosnjë e Hercegovina kundër Sërbisë, i cili thotë se nuk ka pasë
gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, por vetëm në Srebrenicë, dhe Sërbia është
përgjegjëse që nuk e ka ndalë gjenocidin, pra nuk është shkaktare e gjenocidit.
Kur verdikti për konfliktin mes agresorit dhe viktimës është neutral, ai në të
vërtetë është në anën e agresorit. Natyrisht, vendimi i GjND-së nuk ka me qenë
juridikisht obligues, por ka me pasë peshë të madhe morale dhe ka me qenë i
rëndësishëm politikisht, pikërisht siç kanë qenë të rëndësishme Mendimet e
Komisionit Badinter për ish-Jugosllavinë, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë
juridikisht obliguese. Prandaj, ashtu siç po synon Serbia, pas shqiptimit të
vendimit, kemi me u ulë në tavolinën e negociatave të reja.
(*) Dërguar nga autori
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")