E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vdes 16-vjecariu godit nga motorri i uji

DURRëS- Ka humbur jetën 16-vjecari që u godit ditën e dielë nga një motor uji në Durrës. Pasi ishte shtruar prej dy ditësh në spital Petrit Matraxhiu nuk mundi ti përballonte plagët e marra duke gjetur kështu vdekjen në orët e para të mëngjesit.

Drejtuesi i motorrit të ujit Indrit Murati është arrestuar që në momentet e para, nga ku u vërtetua se drejtonte mjetin pa dokumenta përkatëse.

Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e fshatit Rinia, ndërsa 16-vjecari për 2 ditë rresht kishte qendruar në koma. Ai po lahej në det në momentin kur u përplas nga motorri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›