E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet në FushëArrëz- Rrëshen mbushinrrugën me përmendore

PUKE- Përkujtimoret me lule, fotografitë apo lapidaret janë konfirmimi më i saktë i rrezikshmërisë që paraqet aksi Fushë Arrëz- Rrëshen, ku ndodhi tragjedia e së shtunës me bilanc 14 të vdekur e 12 të plagosur. Përgjatë të gjithë aksit rrugor ndodhen më shumë se 25 përmendore, pra rreth 25 persona të mbetur viktima të aksidenteve në këtë aks rrugor.

Aksidenti më i rëndë para atij të datës 17 korrik 2010, mbetet ai i vitit 1997 kur si pasojë e rrëzimit të një mjeti humbën jetën 7 persona.
Një vit më parë, brenda një jave në këtë rrugë ndodhën dy aksidente me pasoja fatale.

Në të ashtuquajturën Rruga e Re përgjatë segmentit Fushë Arrëz- Rrëshen vërehet mungesa e sinjalistikës së nevojshme. Rruga përgjatë të gjithë gjatësisë së saj nuk ka mbajtëse metalike ndërsa kufizohet me greminën.

Segmenti rrugor Fushë Arrëz- Rrëshen duket se është lënë pa investime pas hapjes së autostradës Durrës-Kukës.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›