Durrës, shkarkohetdrejtori i PolicisëKufitare
DURRES- Vdekja e adoleshentit i cili u aksidentua nga një motor uji në plazhin e Durrësit i ka kushtuar postoin drejtorit rajonal të Policisë Kufitare të qytetit bregdetar. Ministria e Brendshme firmosi sot shkarkimin e Naim Manukës. Vendimi erdhi vetëm pak orë pasi mjekët e spitalit konfirmuan se zemra e 16 vjecarit, Petrit Matraxhiu të aksidentuar të dielën kishte ndalur së rrahuri.
Adoleshenti prej dy ditësh kishte në gjendje kome pasi ishte përplasur nga një motor uji, teksa po lahej në det, i drejtuar nga Indrit Murati. Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës dhe 38 vjecari po ngiste motorin pa dokumentet përkatëse. Policia arrestoi autorin e aksidentit mbi të cilin rëndojnë akuza e plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen dhe drejtim i mjetit pa dëshmi aftësie.
(s.g/BalkanWeb)