E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiton nje vend pune, pas nje mije refuzimeve

Britaniku i cili para pak kohe eshte kthyer ne vendlindjen e tij pas disa vitesh pune ne Egjipt, ka thyer te gjitha rekordet per kerkimin e vendit te punes. Ne valen e recesionit, kur njerezit largohen nga puna, atij i jane dashur nje mije paraqitje per te gjetur nje pune para se t'i buzeqeshte fati. Jeff Scott eshte bere menaxher zhvillimi ne nje kompani pas 1.000 paraqitjeve per pune. "Ka pasur gjithcka,- thote ai- prej vendeve te punes per paketim mishi, deri tek ajo e kamerierit". Pasi ka punuar 10 vite ne Egjipt, ky dyzetvjecar pas pese muajsh te lajmerimeve ne shpallje, me ne fund mund te marre fryme lirshem. "Jam cliruar. Me ne fund mund te shkoj normalisht neper dyqane, te shoh ofertat e automjeteve te reja, ofertat per pushime, apo thjesht te blej nje shishe te mire vere", thote fatlumi, i cili ka zgjidhur problemin e ekzistences ne nje kohe kur per shume njerez kjo ka filluar te behet problem i vertete ne Britani te Madhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›