Kalkulimet paszgjedhore
Nga Isuf Kadriu
Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale ne Maqedoni tregojne per nje renie te lehte te besimit te elektoratit ne BDI-ne e Ali Ahmetit. Keshtu konsiderojne analistet politike. Duke komentuar rrethin e dyte zgjedhor per president shteti, analistet Jeton Shasivari dhe Fejzi Hajdari thone se me rendesi eshte qe te kete marreveshje konkrete me ndonjerin nga kandidatet presidenciale, para se atyre t'u jepet mbeshtetje per ne raundin e dyte. Rezultatet qe arriten partite politike shqiptare ne zgjedhjet lokale dhe presidenciale te 22 marsit, kane qene perafersisht te pritura, vleresojne analistet politike shqiptare, duke konstatuar nje renie te besimit, por jo edhe aq te madhe, te elektoratit ne partine Bashkimin Demokratik per Integrim, qe ka fituar te gjitha zgjidhjet qe nga themelimi i saj ne vitin 2002. "Per mua rezultatet apo epilogu i zgjedhjeve, pak a shume, ishte i pritur, me perjashtim te subjektit te ri politik, te cilin e nxori Imer Selmani, ndersa, sa i perket rrethit te dyte zgjedhor, mendoj se shqiptaret duhet te jene me vigjilente dhe t'i bashkojne votat, qe te mund te fitojne kandidatet shqiptare ne komunat ku dominon popullata shqiptare", tha Fejzi Hajdari, botues i gazetes 'Lajm'.
Edhe analisti Jeton Shasivari veren se elektorati shqiptar ka filluar te ndryshoje bindjen politike, e kjo, sipas tij, vlen ne qendrat me te medha te shqiptareve, si ne Tetove dhe Gostivar. "Ne keto dy qendra politike shenohet renia e perkrahjes politike per partine shqiptare ne pushtet, BDI, krahasuar edhe me zgjedhjet lokale te vitit 2005, sikur edhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare te vitit 2008. Pra, behet fjale per nje profilim te ri te subjektit politik shqiptar ne keto dy komuna qe kane peshen me te madhe ne Maqedoni", tha Jeton Shasivari. Vec kesaj, me rendesi te madhe, sipas analisteve, eshte qasja qe do te kene partite shqiptare ne rrethin e dyte zgjedhor, kur pritet te zgjidhet presidenti i ri. Botuesi i gazetes 'Lajm', Fejzi Hajdari, thote se partite duhet te jene shume te kujdesshme ne kalkulimet e tyre dhe te mos perseritet e kaluara, kur u dhane mbeshtetje te plote kandidateve maqedonas dhe per kete nuk kane perfituar thuajse asgje. "Premtimet e ketilla per zgjedhjet presidenciale asnjehere nuk kane mundur t'i kenaqin kerkesat e shqiptareve, pasi premtimet gjithmone kane mbetur vetem deklarative dhe asgje me teper. Prandaj, mendoj se partite shqiptare duhet te kene shume kujdes gjate kalkulimeve qe do te bejne me kandidatet maqedonas qe shkojne ne balotazh", deklaroi Hajdari.
I te njejtit mendim eshte edhe Jeton Shasivari, duke thene se interesi i partive maqedonase do te jete i madh per te perfituar votat e elektoratit shqiptar, qe padyshim se edhe kesaj radhe mund te jene vendimtare jo vetem per zgjedhjen e presidentit, por edhe per ate nese zgjedhjet do te deshtojne nese shqiptaret nuk dalin ne votime. "Ne raundin e dyte, votat shqiptare do te jene vendimtare per te permbushur censusin prej 40 %, qe eshte njeri nga kushtet kryesore per te pasur sukses procesi zgjedhor per zgjedhjen e presidentit te shtetit". "Cdohere gjate cikleve zgjedhore, shqiptaret kane votuar per njerin nga kandidatet per president shteti, mirepo ajo vote ka qene e verber, pasi para vetes nuk kane pasur asnje aranzhman politik ne forme te marreveshjes se arritur. Prandaj, une dyshoj qe dalja e elektoratit shqiptar do te jete ne ate nivel qe ka qene ne zgjedhjet paraprake per president shteti", tha Shasivari.
Ndersa, sa i perket rrjedhes se procesit zgjedhor, Fejzi Hajdari thote se dita e zgjedhjeve deshmoi se shqiptaret nuk jane ata qe shkaktojne dhune ne zgjedhje, por ata kane qene individe dhe subjekte te pandergjegjshme, qe nese vlejne ligjet apo veprojne institucionet, padyshim se veprimi i tyre do te ishte joefektiv. "Zgjedhjet ne Maqedoni asnjehere nuk jane rrezikuar nga shqiptaret 'rebele' sic jane etiketuar nga mediat maqedonase ne menyre tendencioze. Por, kane qene disa grupe vagabondesh qe nuk kane pasur kurrfare ndikimi ne zonat ku kane jetuar, dhe ata vazhdimisht kane sjelle incidente gjate dites se votimit dhe fushates elektorale, kuptohet te nxitur nga subjekte te caktuara apo nga vete pushteti". "Por, tani kur pushteti nuk kishte nevoje per ta, rezultoi te kemi zgjedhje te lira. Pra, shqiptaret duhet te falenderojne pushtetin qe ne zonat shqiptare kishte zgjedhje te lira dhe demokratike, pasi pushteti nuk stimuloi grupet e tilla", deklaroi Fejzi Hajdari.