E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrfikesi i veshur si Njeriu Merimange shpeton femijen

"Nje zjarrfikes nga Tajlanda eshte bere superhero, pasi eshte veshur me uniformen e Spiderman (Njeriut Merimange), per te shpetuar djaloshin artist, i cili ishte ulur ne skaj te nje ndertese", ka njoftuar policia nga Bangkoku. Arsimtaret e shkolles per femijet me nevoja te vecanta, kane thirrur policine kur kane pare nje djalosh tetevjecar te frikesuar qe rrinte ulur ne skaj te katit te trete te nderteses dhe refuzonte te hynte brenda. Perpjekjet e arsimtareve kane qene te kota, derisa e ema e djaloshit permendi se djali i saj eshte adhurues i flakte i Njeriut Merimange - Spiderman. Zjarrfikesi Sonchai Yoosabai eshte kthyer me shpejtesi ne stacionin e zjarrfikesve dhe eshte veshur si Spidermani. Ne momentin qe djaloshi e ka pare zjarrfikesin e maskuar me ato rroba, eshte ngritur dhe e ka perqafuar. Sonchai Yoosabai ka sqaruar se ruan kostumin e Spiderman ne stacion, me te cilin kohe pas kohe ua ngrin shpirtin kolegeve te tij gjate ushtrimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›