Përgjigje pohuese për një pyetje
TIRANE - A mund të kenë votimet e 8 majit në Shqipëri karakter të mirëfi lltë politik? Kjo është një pyetje që shtrohet dendësisht këto ditë, kur ka fi lluar vrullshëm një fushatë paraelektorale për zgjedhjen e organeve të vetëqeverisjes vendore. Qarqet tona politike dhe propaganda e mediave pranë tyre ende nuk i japin përgjigje të njëjtë dhe me plot gojën kësaj pyetjeje. Ato segmente që renditen në opozitë i referohen qëndrimit që mbron idenë se, këto zgjedhje, pra rezultatet e tyre do të shërbejnë për të krijuar kushte të plota që të rrëzohet nga pushteti regjimi autokrat i Sali Berishës. Ndërsa, përfaqësuesit e këtij të fundit përpiqen që ta paraqesin procesin elektoral të tanishëm të kufizuar thjesht në zgjedhjen e organeve vendore brenda afateve kushtetuese, që nuk mund dhe nuk ka pse të ndikojnë për ndërprerjen e mandatit të maxhorancës qeverisëse aktuale përpara përfundimit të tij. A kanë ndonjë bazë reale argumentet e përdorura prej të dyja palëve?
Në të vërtetë, bashkësitë lokale përgjithësisht dhe veçanërisht sipas Kushtetutës sonë, Kartës Europiane të Autonomisë Lokale apo edhe një sërë dokumentesh të tjera ndërkombëtare identifikohen si “një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik”, çka domosdoshmërisht kërkojnë që qeverisja e këtyre bashkësive të jetë e lidhur ngushtë me të drejtën e qytetarëve, për të marrë pjesë në administrimin e çështjeve publike. Kështu, autonomia e njësive lokale vlerësohet që do të mbetej një fiksion i thjeshtë juridik, nëse ato nuk do të organizoheshin demokratikisht. Në këtë kuptim, fushatat elektorale për organet e vetëqeverisjes vendore zhvillohen periodikisht, me procedura gjithnjë e më efektive dhe në alternim nga zgjedhjet e përgjithshme politike, për të bërë të mundur ndarjen e qartë vertikale të pushtetit normativ, nga ai qendror në atë lokal.
Por, siç ka theksuar politologu i njohur italian, Xhovani Sartori, “shtrirja hapësinore në të cilën zbatohet mirëqeverisja është në përpjesëtim të zhdrejtë me intensitetin e saj”, që përkthehet me gjuhë më të thjeshtë se, sa më e madhe të jetë hapësira ku shtrihet vetëqeverisja, aq më e vogël do të jetë ajo. Një optikë e tillë të ndihmon të dallosh edhe një veçanti esenciale të natyrës së zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të cilat jo vetëm që sigurisht nuk mund të dublojnë ato për qeverisjen e krejt vendit, jo vetëm që nuk mund të zhvillohen me të njëjtat sisteme dhe organizime elektorale, por edhe gjithashtu nuk mund të marrin në tërësinë e tyre ngjyrime politike të theksuara, si në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Në këtë përcaktim nga zhveshja e ngjyrimeve politike, fjala është më së shumti për mënyrën e organizimit dhe efektet e perimetruara ngushtësisht të zgjedhjeve lokale, por jo për fshirjen totalisht të nuancave politike dhe as për zbehjen e rëndësisë specifike të tyre. Sepse, siç është bërë e qartë nga doktrina kushtetuese, të flasësh për qeverisje vendore, veç të tjerash, do të thotë të trajtosh edhe çështje që kushtëzojnë vet fatin e shtetit dhe mbarëvajtjen e demokracisë. Ndarja e pushtetit në mënyrë vertikale ka të bëjë direkt me formën e organizimit të shtetit. Prandaj, e gjithë historia e krijimit dhe e konsolidimit të shteteve ka qenë, jo rastësisht, e mbarsur me reforma politike të karakterit territorial – administrativ.
Këto dhe karakteristika të tjera përbëjnë kornizën e përgjithshme të zgjedhjeve lokale. Por, brenda këtij kuadri, në shtete të ndryshme dhe kohë pas kohe, në raport me zhvillimet e ngadalta demokratike dhe me arritjet e cunguara të standardeve në këtë fushë, situata vendos thekse të tjera për përmirësimin e gjendjes. Këtu ndahen edhe zërat në atmosferën aktuale shqiptare. Nga e djathta jehojnë dobët dhe me monotoninë e të zakonshmes. Ndërsa nga e majta kanë nisur të buçasin me forcën që bashkon thirrjet e një populli të tërë. Në drejtimin e parë, pavarësisht shprehjeve për masa dhe përpjekje represive, këta zëra monotonë që prej kohësh kanë ndjekur të njëjtin synim preventivues, tani lëshojnë ca tinguj metalikë që çjerrin veshin e çdo qytetari të kulturuar. Kurse nga drejtimi tjetër, zërat janë gjithnjë e më të plotë, gjithnjë e më të fuqishëm, që mund të shtyjnë nesër drejt qendrave zgjedhore edhe këmbët e votuesve më indiferentë dhe të zhgënjyer, të cilët prej kohësh kishin hequr dorë prej kësaj detyre primare të një qytetari, ngaqë nuk besojnë më te efekti i votës së tyre.
Të dy krahët nga vijnë këto rryma me përmbajtje dhe ushtima të ndryshme, tek i afrohen njëri–tjetrit për të përshtatur, përfshirë, pushtuar në atmosferën e sotme sa më shpejt dhe sa më tepër zgjedhës shqiptarë, tek e fundit krijojnë pështjellime të vrundullshme, që vështirë të kthjellojnë brenda një çasti të vetëm mendjet e shqiptarëve dhe shpresat e tyre. Njëri krah, për të rrokur me çdo kusht, bashkë me mbështetësit e vet të dikurshëm, edhe votën e tyre për cilindo emër kandidati apo liste partiake. Tjetri krah, tashmë shumë më i fortë, për ta shtyrë masën më të madhe të shqiptarëve jo thjesht deri te një rrugë e shkurtër katërvjeçare, por për t’u ndarë një herë e mirë nga e kaluara e hidhur drejt një të ardhmeje më të mirë. Njëri krah, për të frenuar sulmet e të drejtës dhe drejtësisë. Tjetri krah, për t’i shkulur këto nga qipet e thonjtë e pushtetit të deritashëm. Njëri krah, për të arritur në këto zgjedhje fitore edhe të mjerueshme. Tjetri krah, për t’i detyruar këto zgjedhje që të ndikohet shumë shpejt ndaj ndërprerjes së mandatit të kësaj Qeverie. Njëri krah i dobët në muskujt, por gjakësor në vena. Tjetri krah, më i fortë se kurrë, por edhe më i matur se asnjëherë tjetër.
Të vendosur kështu përballë njëri–tjetrit, të dy krahët lëvizin ndjeshëm. Njëri nën tryezat e manipulimeve, tjetri në sheshet e protestave. Dhe, gjithçka pra që paraqitet në këtë tablo furfuritëse, mund të përbëjë për cilindo të paanshëm, brenda dhe jashtë vendit, përgjigjen pohuese të pyetjes: A mund të kenë votimet e 8 majit në Shqipëri karakter të mirëfilltë politik?
(GSH/BalkanWeb)