E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011-a ndarja nga e kaluara dhe rruga e re...

Presidentit Obama ne nje fjalim te tijin thekson

Suksesi i Amerikes nuk erdhi brenda nates dhe nuk erdhi rastesisht. Por erdhi per shkak te lirise qe lejoi idete e mira te lulezojne qe lejoi kapitalizmin te rritet erdhi per shkak te besimit qe ne kete vend puna e palodhur duhet shperblyer dhe mundesite duhet te jene per te gjithe ata qe duan ti arrijne ato. Erdhi sepse ne cdo nyje te historise sone ndash jo vetem nje here jo vetem 2 here por perseri e perseri ndash ne ishim bashke per te ribere veten tone ne ndenjem se bashku si nje komb dhe beme cfare ishte e domosdoshme per te fituar te ardhmen. E per kete jam plot besim qe ne do ta fitojme te ardhmen perseri.

Dhe ja ku jemi sot

Te gjithe shqiptare - por jo se bashku.

Te gjithe duke punuar - por jo per nje interes te perbashket kombetar.

Te gjithe duke bere dicka - por jo ate me te domosdoshmen per te fituar te ardhmen e femijeve tane.

Pse e them kete

Jemi mesuar keto vite qe mazhorance dhe opozite te qendrojne ne dy ane te kunderta te istikamit. Deri ketu ska asgje te cuditshme sepse eshte detyra e opozites te beje opozite. Por opozita aktuale shqiptare nuk ka bere deri sot opozite konstruktive qe ne fund do te conte ne nje konvergim objektivash te te gjitha forcave politike per te arritur me te miren per kombin shqiptar.

Jemi mesuar te shohim nje mazhorance dhe qeveri qe ben reforma edhe te dhimbshme ne disa raste per te arritur objektivat si dhe permbushur premtimet e bera para te gjithe shqiptareve te majte e te djathte. Por kemi pare edhe nje opozite qe jo vetem nuk ka gezuar me ne ne datat me te rendesishme ne historine e Shqiperise perkundrazi ka dale te protestoje ne forma paqesore dhe te dhunshme duke dashur ta pengoje kete gezim. Keshtu

Qeveria firmoste MSA dhe e ratifikonte ate me njerin pas tjetrit shtet anetar te BE ndash Opozita protestonte

Qeveria vuloste nje nga datat me te shenuara te historise se Shqiperise. Anetaresimin me te drejta te plota te Shqiperise ne NATO ndash Opozita perseri ne rruge protestonte

Qeveria rriste rroga e pensione rriste mireqenien ulte varferine firmoste miliona euro programe e koncesione qe do te sillnin zhvillim ekonomik dhe social vendit ndash opozita kundershtonte

Qeveria bente rruge e bashkonte kombin ndash opozita akuzonte

Qeveria rikthente identitetin e humbur ne dekada shqiptareve duke i pajisur me kartat dhe pasaportat me moderne e te sofistikuara ndash opozita kundershtonte

Qeveria punonte hartonte miratonte vendime strategji e ligje duke plotesuar te gjitha kriteret per liberalizimin e vizave ndash opozita mungonte svotonte lobonte kunder protestonte. Madje ne momentet me te rendesishme te procesit te liberalizimit te vozave 200 petrite i ngujonte ne cadrat e bulevardit

Qeveria organizoi zgjedhjet me te mira ne historine e Shqiperise me standarde te larta evropiane ndash opozita u fut ne kuti dhe as voten e sovranit spranonte

Qeveria ngre forcon ligjin rendin kushtetues dhe institucionet demokratike ndash opozita i dhunon ato duke demton rende imazhin kombetar ne bote qe me aq mund e sakrifica jemi munduar prej vitesh ta ngreme e ta lartesojme.

Por edhe pa kontributin tuaj zoterinj opozitare shqiptari ka ditur te mbaje koken lart e te ece dinjitoz ne rrugen e tij. Pavaresisht veshtiresive e pengesave nga faktore te jashtem apo te brendshem permend ketu edhe 21 janarin fale reformave te suksesshme te qeverise forcimit te shtetit ligjor dhe luftes pa kompromis ndaj korrupsionit ekonomia shqiptare po vazhdon te rritet me ritme te qendrueshme. E pare si nje nga fenomenet e rralla pozitive ne bote ekonomia shqiptare jo vetem evitoi recesionin ekonomik por ruajti ne menyre te qendrueshme stabilitetin makroekonomik gje qe vertetohet nga treguesit makro te 2010 si dhe te dymujorit te pare te vitit duke u konverguar gradualisht drejt ritmeve te rritjes ekonomike te periudhes parakrize.

Do te doja te permendja me kete rast nje thenie tjeter te Presidentit Obama

Ka pasur vite ne historine amerikane qe thjesht kane rrjedhur njeri pas tjetrit pa shume zhurme si dhe ka pasur vite qe vijne nje here ne nje gjenerate vite qe bejne nje ndarje te qarte nga e kaluara e turbulluar dhe vendosin nje rruge te re per kombin tone. Dhe pikerisht ky eshte nje nder ato vite.

Une personalisht jam e bindur qe edhe per kombin shqiptar viti 2011 do te jete nje nder ato vite qe vijne nje here ne jete do te jete viti i shkeputjes i ndarjes perfundimtare te Shqiptareve me komunizmin dhe simbolet e tij.

Ashtu si 20 vjet me pare shqiptaret me guximin endrren evropiane energjite rinore rrezuan bustin e Enver Hoxhes qe shenoi edhe rrezimin e nje prej regjimeve me te egra diktatoriale ne rajon e me gjere ashtu edhe tani ata do te rrezojne edhe dy simbolet e fundit te komunizmit ne Shqiperi Piramiden e Enverit qe shume shpejt do te rrezohet dhe piramiden e korrupsionit te kryetarit te Bashkise Tirane. Kjo e fundit po perjeton dhimbshem ditet e fundit te saj pasi do te bjere perfundimisht ne daten 8 maj.

Ne 8 maj edhe nje here shqiptaret do te votojne per vlerat ne familje dhe shoqeri do te votoje per mbrojtjen dhe lartesimin e simboleve kombetare do te votojne per lirine demokracine funksionale per shtetin ligjor.

Shqiptaret do te hedhin edhe nje here voten e tyre per te ardhmen e sigurt evropiane te cilen as dhuna e bijve te eterve komuniste nuk do te mund ta ndale dot.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›