E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj Gati rritja e pagave 7 perqind per arsimtaret

Ministri i Arsimit i uron festen e 7 Marsit mesuesve dhe premton rritjen e pages vazhdimin e reformes dhe programeve te mbeshtetejes per pedagoge e studente

Mesuesit moren nje dhurate nje dite para 7 marsit nga ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj gjate urimit te tij per festen qe i kushtohet ngritjes se Mesonjetores se pare shqipe ne Korce ne 7 mars te 1887-es. Ministri lajmeroi nje rritje page deri ne 7 perqind per arsimtaret ndersa ritheksoi angazhimin e qeverise per vazhdimin e reformes ne arsim. Gjate pershendetjes se tij ministri i Arsimit preku edhe mjaft tema te tjera te rendesishme. Ai tha Akreditimi i Universiteteve eshte projekt i rendesishem i reformes dhe do te behet brenda ketij viti ne bashkepunim me agjencite e huaja. Sipas Tafajt ky proces do te nise me Universitetet private. Ministri i arsimit ritheksoi edhe angazhimin e qeverise per te rritur pagat e punonjesve te arsimit edhe gjate ketij viti arsimor. Tafaj beri me dije se kete vit rrogat do te rriten me shume se 5-7 perqind. Ne vijim te reformave te thella - tha ministri - duhet te theksojme se mesuesit jane aktoret e vertete te reformes neper shkollat shqiptare. Perkushtimi i tyre beri qe Shqiperia te kete kete reforme te arrire ne arsim. Mbeshtetja e mesuesve dhe pedagogeve do te mbetet prioritet i qeverise dhe kjo nuk nenkupton vetem shperblimin e tyre - nenvizoi ministri i Arsimit dhe Shkences gjate pershendetjes se tij te mesuesve per festen e tyre. Me rastin e shtate marsit dites se mesuesit dites se shkolles se arsimit shqiptar deshiroj te uroj mesueset mesuesit pedagoget pedagoget e Shqiperise gezuar kete feste tashme tradicionale kete feste e cila nuk eshte vetem per 50 mije punonjes te arsimit shqiptar por edhe per rreth 850 mije nxenes e studente cka do te thote se eshte nje feste qe festohet ne cdo familje shqiptare. Kjo eshte nje tradite e bukur e krijuar ne vendin tone. Ne kete dite te madhe te arsimit shqiptar perulemi me respekt te thelle perpara vepres se ndritur te arsimtareve dhe patrioteve te shquar qe punuan me perkushtim dhe bene sakrifica te medha deri ne sublime per zhvillimin e arsimit shqiptar - theksoi ministri. Ai tha se arsimi shqiptar po perjetonte reforma te thella. Gjithashtu theksoi se mesuesit e pedagoget shqiptare jane aktoret kryesore te cdo reforme. Qeveria Berisha i ka kushtuar rendesi te madhe rolit paresor te mesuesve e pedagogeve ne cdo ndryshim ne arsim. Permiresimi i statusit te mesuesit dhe pedagogut eshte e mbetet prioritet i kesaj qeverie. Jane bere perpjekje te medha per permiresimin e statusit. Dyfishimi i pagave te mesuesve beri qe ky profesion te jete sot pjese e grupit te profesioneve me te kerkuara ne Shqiperi. Rritja e pagave ndodhi edhe ne vitin 2010 nje vit jo i lehte buxhetor. Edhe kete vit pra ne vitin 2011 ne do te kemi serish rritje te pagave te mesuesve e pedagogeve - vuri ne dukje Tafaj. Nga ana tjeter ai tha se sfida kryesore e arsimit shqiptar ne te gjitha nivelet e tij eshte cilesia. Une besoj dhe jam optimist se ne mund ta perballojme me sukses edhe pse ajo eshte nje sfide afatgjate - tha ministri.

Nga ana tjeter ministri ka theksuar se qeveria do te vazhdoje edhe dy nga programet me te rendesishme ne fushen e arsimit. Dy programet e medha te Qeverise shqiptare perkatesisht Fondi i Ekselences dhe programi Brain Gain ose kthimi i te shkolluarve nga shkollat e huaja ne vend do te vazhdojne te mbeshteten me perparesi nga qeveria Berisha - tha ai. Gjithashtu ai theksoi se do te financohen studimet pasuniversitare pjese e studimeve te doktorates per cdo asistente e asistent ne universitetet tona publike dhe private. Nga ana tjeter do te vazhdohet te mbeshtet cdo i ri apo e re qe ka perfunduar studimet universitare e pasuniversitare ne shkollat e huaja dhe deshiron te kthehet ne Shqiperi per tu integruar ne sistemin e arsimit te larte ne postet e asistenteve e pedagogeve. Kjo mbeshtetje do te vazhdoje edhe ne te ardhmen dhe do te perfshije shume aspekte qe nga vendosja e kontakteve aplikimi per vendet e punes mbeshtetja me page suplementare mbeshtetja me kredi per strehim mbeshtetja per kerkimet e veprimtarite shkencore jashte vendit dhe nje sere aspektesh te tjera qe jane pjese e paketes se programit Brain Gain - tha ministri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›