Kosova dhe prezantime te reja shqiptare ne gjuhen rumune

Bukuresht 12 prill NOA / Nga Baki Ymeri 8211 Nuk eshte hera e pare kur vijme para opinionit shqiptar me te njejtin titull Prezantime te reja shqiptare ne gjuhen rumune dhe nuk eshte hera e pare kur revistat rumune i hapin me zemergjeresi shtyllat e tyre edhe per kulturen shqiptare duke mos e anashkaluar Kosoven per te cilen Dhimiter Polena theksonte se eshte Koka e Shqiperise.
I shfletova me kujdes fotografite e dhembjes se flakte te vitit 1999 dhe e rikujtova gjithe helm ate pranvere te pergjakur e cila i pati pergjakur edhe endrrat e gjithe njerezve te botes qe te kapluar nga ankthi shperthyen ne protesta neper meridianet e ndryshme te rruzullit tokesor duke manifestuar pershpirtjen e tyre per shqiptaret e Kosoves dhe urrejtjen ndaj regjimit barbar serb. Menyra dhe permasa e solidaritetit me shqiptaret e Kosoves dhe forca e perbuzjes kunder makinerise vrastare beri qe barbaria serbe te ndalej dhe Kosoves ti hapej shtegu i lirise qe u arrit ne saje te pjesemarrjes se gjere boterore qe me forcen e zjarrit te hekurt qe u derdh dhe ia ndali turrin bishes se eger karpatike. E theksova kete fakt ne shenje te mirenjohjes se perjetshme qe ne qe ua kemi borxh te gjithe popujve te cilet na u ndodhen prane ne castet me te veshtira dhe pse te mos e themi hapur se pa ndihmen e tyre Kosova nuk do te mund te arrinte ketu ku eshte sot.
Keshtu na shkruan nje shkrimtar i zellshem nga Kosova Skender Zogaj duke shfletuar disa nga fotografite qe ia prezantojme lexuesit tone. Kosova ka nderin ta kete ne Bukuresht nje mik te madh te saj Shkelqesine e Tij zotin Sami Shiba ambasadori fuqiplote dhe i jashtezakonshem i Shqiperise ne Bukuresht. Kosova ka nderin ta kete edhe nje reviste me te njejtin titull ne Bukuresht Kosova e cila kerkon perkrahje per kontinuitetin e saj. Kosova ka qene dhe ka nderin te jete prezente ne shtypin e Bukureshtit dhe provinces me nje sere recensionesh dhe vargjesh te poeteve tane jo vetem nga Kosova por edhe nga Shqiperia dhe diaspora shqiptare. Keshtu revista Dor de Dor Malli ndaj Mallit boton ne numrin e saj me te ri Nr. 545556/2011 poezite e Remzi Limanit Ere e panjohur dhe Kosova te dinamizuara me fotografine dhe shenime per autorin. Po ky autor defilon edhe ne faqet e revistes Impact literar permes kronikes se Victor Steromit Vargje te frymezuara qe rrokullisen si valet e detit. Revista Cronica e Jashit ne numrat e shkurtit dhe marsit te letij viti e prezanton Skender Zogajn dhe Vezir Ukajn permes recensioneve te kritikut Marius Chelaru Vdektari i nje vendi ku koha vjen nga zemra e nje ore antke dhe Eshtrat e fjaleve duke e kurdisur formulen e jetes dhe vdekjes.
Ne kuadrin e recensionit Syri per nje lot te madh sa Kosova botuar ne revisten Impact literar Nr. 377/2011 Mihai Antonescu nxjerr ne pah vlerat lirike te Sadik Krasniqit poet i Kosoves me banim ne Gjermani. Ne faqet e se njejtes reviste Victor Steromi prezanton antologjine e perbashket Bukuria e bukurive dhe poezine Guri i trollit shqip/rumansht te Sadik Krasniqit. Po kjo reviste kohe me pare ia pat dhene publicitet Vilhelme Vranarit dhe Nuri Plakut nga Shqiperi si dhe vellimit Gologota kosovare te Fehmi Kelmendit nga Zvicra. Radije Hoxha nga Kosova defilon me pese poezi ne revisten Amurg sentimental Muzgu sentimental Nr.4/2011 ndersa Adelina Dokja nga Italia ne faqet e revistes Climate literare Nr. 40/mars/2011 me poezite Diamanti i dhembjes Engjell drite Digjem nga malli dhe Naten e mire se bashku me vleresime eseistike nga Marius Chelarut. Po ne kete numer del edhe artikulli Anija e fjaleve ku Lucian Constantini pershkruan suksesin e perurirmit te Theodor Damianit dhe Xhelku Maksutit ne restorantin Boema 33 te Bukureshtit. Kjo reviste kohe me pare e prezantoi Monica Mureshanin me librin e saj Kosova letrare ndersa Revista noua vargjet e Nexhat Rexhes Kozeta Zylos Sabit Rrustemit Merita Bajraktari McCormack etj. Kaq sa per sot duke kerkuar falje per te papermendurit sic jane Ali Podrimja Sabri Hamiti Sali Bashota Miradije Ramiqi Sabile Kepmezi-Basha Basri apriqi Liman Zogaj etj. ngase numri i krijuesve shqiptare qe i fisnikerojne faqet e revistave rumune qe nga viti 1970 e kendej eshte i panumert.
NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme