E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova do përdorë kodin telefonik të Shqipërisë (+355)

06-09-2012 / Gazeta 55

Kuvendi i Kosovës miraton me shumicë votash projekt-rezolutën – hiqen kodet telefonike të Serbisë, Monakos dhe Sllovenisë

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar Projekt-rezolutën lidhur me përdorimin e tri (3) kodeve të huaja telefonike në Kosovë. Pas përfundimit të debateve, kryetari i Kuvendit, Krasniqi ka hedhur në votim këtë projekt-rezolutë, ku me 47 vota për, 9 kundër dhe 2 abstenime, ajo është miratuar.
Rezoluta parasheh që Kosova në rast të mos marrjes së kodit të vetë telefonik, atëherë asaj t’i lejohet të shfrytëzoj kodin telefonik të Shqipërisë (+355) dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.

Pika e Projektrezolutës:
Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës neni 6 paragrafi 1 dhe nenit 52 pika 2 duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion rrjedhimisht, nuk mund të ketë kod të vetin telefonik.
Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare qindra milionëshe të cilat i ka pësuar dhe i pëson nga shfrytëzimi i kodeve telefonike, të Monakos, Serbisë e Sllovenisë.
Duke pas parasysh koston e qytetarëve të shfrytëzimit të kodeve telefonike.
Duke e parë lëvizjet e qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas është rritur dhe komunikimet ndërkohë kostoja e këtij komunikimi është shumë e lartë, duke pasur parasysh cenimin e sigurisë shtetërore në seancën plenare të 30 gushtit miratoj këtë rezolutë.

1. Qeveria e Kosovës të marr vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova +381, +386, dhe +377 me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë me +355.

2. Në bazë të realizimit të këtij qëllimi brenda një kohe shumë të shkurtër të inicioj negociatat me Republikën e Shqipërisë.

3. Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe ato të mos vazhdohen më tutje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›