Kosova dyfishon numrin e studentëve

Prishrinë, 18 gusht - "Kosova ka një numër shumë të vogël të studentëve, në një mijë banorë rreth 30, ndërkohë që vendet e zhvilluara e kanë mbi 70. Prandaj Qeveria po provon që ta rrisë këtë numër," ka thënë ministri i arsimit Enver Hoxhaj, në një intervistë për BBC-në.
Ai ka përjashtuar çdo mundësi që numri i dyfishuar i studentëve të jetë një konkurrencë e panderëshme ndaj institucioneve private të arsimit të lartë.
Sipas Hoxhajt, agjenda e qeverisë në fushën e arsimit është më shumë arsim për më shumë qytetarë të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës e ka shoqërinë dhe popullin më të ri në Evropë dhe gjatë këtyre tre vjetëve kemi bërë përpjekje maksimale që ta rrisim pjesëmarrjen e të rinjve në arsimin e lartë.
Republika e Kosovës ka shoqërinë dhe popullin më të ri në Evropë, përderisa pjesëmarrja jonë në arsimin e lartë është më e ulëta në rajon dhe në Evropë.
Në një vend evropian në 1000 banorë ka 50 studentë, përderisa në Republikës e Kosovës ka aktualisht 30 studentë, çka do të duhej të ishte dyfishi apo trefishi i këtij numri.
Prandaj edhe në përputhje me trendet evropiane dhe në përputhje me atë që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qasje të barabartë dhe për përfishrje më të lartë në arsimin e lartë, ne kemi marrë vendim dhe kemi mbështet propozimin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës që të rritet fuqishëm numri i të rinjve në arsimin e lartë.
Hoxhaj ka thënë se vendet të cilat kanë pasur zhvillim ekonomik këto tridhjetë vjetët e fundit, duke përfshirë edhe bumin e madh që kanë pasur disa vende para njëzetë vjetëve flasin për atë që vetëm një fuqi punëtore e kualifikuar me nivel universitar për shkak të natyrës së ekonomisë së shërbimeve të cilën sot ne e kemi, mundet të ekzistojë atëherë kur numri i të rinjve rritet sa më shumë në fushën e arsimit të lartë.
Pjesëmarrja e të rinjve në arsimin e lartë dhe kualifikimi i tyre me grada universitare dhe zhvillimi ekonomik i një vendi janë tri segmente të cilat duhet të shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën.
Ne, tha Hoxhaj, përveç kësaj kemi pasur edhe një analizë të detajizuar të gjendjes në teren, ku çdo vit kemi reth 25 mijë deri në 27 mijë maturatë që e përfundojnë shkollën e mesme dhe do të ishte absurde që nga gjithë këta maturantë Universiteti Publik i Prishtinës t’i pranojë vetëm 7 ose 8 mijë, siç ka qenë para tri vjetësh dhe kjo ju ka pamundësuar të rinjve që ta ndjekin fushën e arsimit të lartë.
Duke u përgjigjur në pyetjën se “numri i studentëve pothuaj se është dyfishuar në këtë vit, do të duhej që ju të kishit forcuar infrastrukturën, kuadrin mësimor”, Hoxhaj tha se
sipas raporteve dhe të dhënave që kemi marrë nga Rektorati dhe Univerisiteti i Prishtinës, hapësira nuk është problem për rritjen e numrit të studentëve, meqë ka hapësirë të mjaftueshme në dispozicion. Pastaj thuhet se UP-ja diku në vitet e 80-ta ka pasur më pak hapësirë se sa ka tani, derisa ka pasur numër më të vogël të studentëve.