E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakersat shqiptaro-rus, sulm bankave

AUKLEND- Hakerast e sistemit bankar terrorizojne Byrone Federale te Investigimit (FBI) ne SHBA. Nje grup shqiptaro-rus eshte zbuluar pas hetimeve disamujore te iniciuara nga nje banke private ne Zelanden e Re, por qe fijet perfunduan deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Lajmi eshte botuar dje nga gazeta amerikane "The Herald", qe i referohet autoriteteve zyrtare qe kryejne kete hetim masiv. Behet fjale per falsifikimin e te pakten 100 mije kartave te kreditit me shuma te ndryshme, te perdorura kryesisht ne dyqane, lokale apo supermarkete per blerje ne emer te personave te demtuar. Koka e ketij rrjeti thuhet se jane ish-agjentet e KGB-se ruse, qe rekrutojne me pas edhe te rinj shqiptare te njohur si hakersa ne fushen e internetit apo motoreve te kerkimit. Nuk jepet nje numer i sakte te dyshuarish, por thuhet se ky grup eshte i shtrire ne te gjithe boten dhe me qender ne Amerike.

Vjedhja eshte konstatuar fillimisht ne makinerite e pagesave ne qender te Auklend te Zelandes se Re. Kurse hetimi eshte kryer nga "Westpac Bank", e ndihmuar nga specialiste te ekonomise dhe policise. Banda shqiptaro-ruse mesohet se perdorte adresa te ndryshme te internetit per te maskuar identitetin dhe me pas, vidhte serine e numrave te kartave te kreditit nga klientet e bankes, duke i falsifikuar ne karta te tjera nepermjet te cilave kryheshin blerje nga te dyshuarit. Mijera njerez jane ankuar per vjedhjen e kartave te tyre te kreditit, qe perdoren ne menyre false. Kjo "semundje" eshte perhapur edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ndaj policia ka nisur nje hetim me te gjere. Mendohet se ne kete vjedhje jane perfshire 100 mije karta krediti.

Pasi gjejne ne internet apo rrjetet sociale, te rinj te apasionuar pas sistemit elektronik, ish-agjente te KGB-se lidhen me ta dhe duke u ofruar pune e pagesa te majme, i rekrutojne per te kryer vjedhje ne sistemin bankar. Fitimet ndahen pothuajse pergjysme dhe te dyshuarit arrijne te shpetojne, pasi pjesa me e madhe e blerjeve kryhen ne internet. Ankesat e shumta te klienteve te bankave per mungesen e shumave te valutes ne llogari kane bere qe te nise ky hetim masiv ne Zelanden e Re dhe ne SHBA. Deri tani nuk ka ende ndonje te arrestuar, pasi ky krim fshihet shume lehte dhe konsiderohet ne gjuhen e teknologjise elektronike si "Cyber Crime".

Perg. Artur Qoraj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›