Arrestimi i 17 personave per vjedhjen e kartave te kreditit
Nje vit me pare, 17 persona u arrestuan pas nje operacioni te kerkuar nga autoritetet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, se nje klienti i ishin zhdukur nga llogaria miliona dollare dhe se karta e kreditit i ishte vjedhur nga hakersat. Nje prej shqiptareve kishte arritur te siguronte nepermjet internetit numrin e llogarise se amerikanit, qe dyshohet se i eshte shitur per 500 mije euro nga hakersat ruse dhe me pas, ia ka kaluar nje grupi ne Shqiperi po nepermjet internetit. Duke siguruar nje aparature me vlere 50 mije dollare per klonim te kartave bankare, grupi ka falsifikuar dhjetera karta krediti duke bere terheqje te ndryshme ne bankomate. Per kete qellim aktivizoheshin persona te ndryshem, per te mos rene ne sy dhe per te bere terheqje te shumave te medha. Llogaritet se demi ishte 3 milione euro dhe heren e fundit ishin porositur dy makina jashte serie luksoze ne Gjermani.