E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes adoleshentesh, nje i plagosur me thike

Sherri mes dy adoleshenteve per motive te dobeta, ka perfunduar ne perleshje me thika dhe nje te plagosur rende. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se enjtes, kurse ndalimi i te dyshuarit u be ne oret e vona te mbremjes. Burime zyrtare thane se ne spital perfundoi me disa plage thike ne trup F. Selimi. Nga hetimet e kryera u konkludua se krimi ka ndodhur ne lagjen nr. 8 te Korces dhe i dyshuar eshte i mituri E. L., 17 vjec. Mjeket thane se gjendja e te plagosurit paraqitet relativisht e rende, kurse i dyshuari ishte larguar nga vendngjarja per t'u kapur me pas nga agjentet dhe vene nen akuzen e "plagosjes se rende me dashje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›