Zihen të rinjtë, një i plagosur me thikë

Lushnje, 21 Janar, 12:58, NOA - Dy adoleshentë janë grindur për motive të dobëta me njëri-tjetrin e më pas njëri prej tyre është plagosur nga thika e kundërshtarit.
I plagosuri është paraqitur në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, është larguar duke u shpallur në kërkim prej policisë lokale.
Burime zyrtare nga Policia e Lushnjes, thanë për agjencinë NOA se, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas tyre, rreth orës 19:00, në fshatin Këmishtaj janë zënë dy adoleshentë E. B., dhe H. N., të dy 17-vjeçar. Pasi kanë debatuar me njëri - tjetrin H. N., e ka qëlluar dy herë me thikë bashkëfshatarin e vet duke u larguar më pas në drejtim të paditur.
E. B., i plagosur nga thika e shokut të vet është dërguar në spitalin e Lushnjes ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas është larguar për në banesën e tij.
Ndërkaq policia po punon për arrestimin e të dyshuarit për plagosje.
b.a/NOA