E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kosova e pavarur, realitet qe duhet pranuar"

Numri nje i diplomacise shqiptare, Ilir Meta ka zhvilluar dje takime me Presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci, ministrin e Jashtem, Skender Hyseni dhe perfaqesues te partive politike shqiptare. Presidenti Sejdiu falenderoi Meten per mbeshtetjen e fuqishme qe Republika e Shqiperise i ka dhene, i jep dhe do t'i jape Kosoves, si dhe per perkushtimin e madh te tij, qe te mbeshtese Kosoven ne proceset e rendesishme te integrimeve, te demokracise, te funksionimit te institucioneve dhe ne vecanti per angazhimin e posacem te gjithe rrjetit diplomatik te Republikes se Shqiperise, por edhe te udheheqesve me te larte te vendit, ne shtimin e njohjeve per Republiken e Kosoves. Teksa ka evidentuar njohjet nderkombetare, Sejdiu ka cilesuar marredheniet me Shqiperine me nje interes te vecante. Ministri Meta, theksoi te kete biseduar me Presidentin Sejdiu per stadin e marredhenieve ne mes te dy vendeve, per thellimin e metejshem te bashkepunimit, i cili sipas ministrit te tij, gezon nje partneritet ne rritje ne te gjitha fushat, si dhe per drejtimet sa i perket dinamikes ne proceset integruese ne Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtem shqiptar, Meta u prit ne Prishtine nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Gjate ketij takimi ministri Meta theksoi se Kosova e pavarur eshte nje realitet qe duhet te pranohet nga te gjithe. Kryeministri Thaci, nga ana e tij ka cilesuar si shume pozitive perspektiven evropiane te dy vendeve. "Eshte mjaft inkurajuese kjo perspektive e dy vendeve tona, NATO per Kosoven dhe BE per Shqiperine", pohoi Thaci. Njeheresh Meta zhvilloi takim dhe me ministrin e Jashtem, Skender Hyseni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›