E Diel, 1 Nëntor 2026

"Reforme ne drejtesi dhe pronesi"

Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani gjate takimit me drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel dhe ambasadori i Delegacionit te KE-se ne Tirane, Lohan, ka informuar ne lidhje me reformat ne sistemin e drejtesise. Njeheresh ai ka bere me dije reformen ne sistemin e pronesise, duke garantuar se ish-pronaret tashme do te jene perfundimisht ne fokusin e qeverise per te perfunduar procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave, proces qe po vijon me intensitet te plote. "Shqiperia ka hyre ne nje proces, qellimi i te cilit eshte anetaresimi ne BE ndaj edhe reforma ne drejtesi eshte nje kriter shume i rendesishem ne kete proces",-tha Mirel. Ai vleresoi hapat e ndermarra deri tani ne miratimin e ligjeve dhe vleresoi si shume te rendesishme hapat e metejshem qe do te hidhen ne Strategjine e reformes se drejtesise si dhe shprehu shpresen qe opozita te kthehet ne Parlament, per te debatuar dhe miratuar ligje shume te rendesishme per vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›