E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e treta ne Evrope per rritje ekonomike

Kosova per nga rritja ekonomike ze vendin e trete ne Evrope sipas World Economic Outlook dhe Regional Economic Outlook te publikuara nga Fondi Monetar Nderkombetar FMN. Me nje norme mesatare te rritjes 5.39 per qind per vitin 2010 dhe 2011 ajo radhitet menjehere pas Bjellorusise e cila do te kete rritje 6.92 per qind dhe Turqise me 5.84 per qind.

Nese merren parasysh parashikimet e FMN-se per vitin 2011 Kosova me nje rritje ekonomike prej 5.9 per qind radhitet e dyta pas Bjellorusise e cila do te kete norme te rritjes 6.2 per qind.

Kjo rritje vjen pas recesionit qe vjet kishte perjetuar Evropa sado qe edhe ne vitin 2009 Kosova ishte ne mesin e pese vendeve evropiane qe kishte nje ngritje pozitive thuhet ne raportin e FMN-se.

Ministri ne largim i Ekonomise dhe Financave MEF Ahmet Shala tha se vleresimet e tilla na bejne te ndihemi krenar posacerisht kur ato vijne nga nje institucion i besueshem si eshte FMN-ja. Sipas tij parashikimet e FMN-se jane te peraferta me parametrat e planifikuara nga Qeveria e Kosoves.

Ne baze te Kornizes Makroekonomike te Kosoves dhe zhvillimeve ekonomike ne pergjithesi eshte vleresuar se per vitet 2010 dhe 2011 kontribut me te madh ne rritjen ekonomike do te kene Rritja e konsumit privat i cili do te kontribuoj me nje mesatare 2 per qind ku rritja e konsumit privat do te jete me e larte sesa ajo e konsumit publik rritja e investimeve publike dhe private te cilat do te kontribuojne me 2 per qind ne kete rritje si dhe rritja e eksporteve qe do te kontribuoj mesatarisht 1 per qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›