Kosova, faktor thelbësor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan

Hyseni gjatë takimit me Presidenti Topi
(E plotësuar) Edhe Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.
Duke vlerësuar arritjet e mëdha të Kosovës, Kryeministri Berisha theksoi se Kosova është shndërruar tashmë, dhe po konsolidohet gjithnjë e më shumë, si një faktor thelbësor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.
Në këtë kontekst, zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë dhe në veçanti, pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje dëshmuan edhe një herë nivelin e lartë të standardeve demokratike, të arritura në Kosovë.
Ministri Hyseni i shprehu urimet më të ngrohta e vëllazërore Kryeministrit Berisha për dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar këtë një ngjarje historike e madhore për Shqipërinë, por edhe për mbarë kombin shqiptar, një akt për të cilin jemi të gjithë krenar.
Ministri Hyseni e informoi Kryeministrin Berisha për fillimin e punimeve për pjesën e rrugës së kombit që kalon në Kosovë dhe e falënderoi edhe një herë për kontributin e tij për realizimin e veprës madhore të kombit, rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
Në takim u diskutua për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer e të gjithanshëm mes të të dy vendeve në të gjitha fushat, në veçanti për promovimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, kulturore, në fushën e energjisë si dhe bashkëpunimit rajonal dhe në kuadër të integrimit europian dhe atë euroatlantik.
Kryeministri Berisha vlerësoi se është e rëndësishme që të dy vendet të ndërmarrin hapat për studimin e fizibilitetit për një projekt të dytë madhor që do të zgjeronte lidhjet midis tyre, por edhe mbarë rajonin, ndërtimin e linjës hekurudhore midis dy vendeve.
Topi: Kosova të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Presidenti Topi, shprehu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilat mund të konsiderohen si model i bashkëpunimit konstruktiv dhe moderacionit në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e përbashkëta të dy vendeve për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Gjithashtu, Presidenti Topi inkurajoi përpjekjen e Qeverisë së Kosovës duke shprehur vullnetin se “Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet e institucioneve kosovare për të realizuar reformat e nevojshme që do t’i mundësonin Kosovës t’i bashkohet pjesës tjetër të rajonit në rrugën e integrimit evropian”.
“Në këtë kontekst i bashkohemi mendimit se edhe Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që në Ballkan të mos mbeten ‘njolla leopardi’ përsa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve”, theksoi më tej Presidenti Topi.
Presidenti Topi vlerësoi maturinë e klasës politike dhe udhëheqjes kosovare në kapërcimin e sfidave të ndryshme, konsolidimin e institucioneve të pavarura demokratike si dhe arritjet e deritanishme të diplomacisë së re kosovare sidomos për sa u përket rritjes së numrit të njohjeve ndërkombëtare nga sa më shumë shtete.
Në vijim të bisedës me Ministrin Hyseni, Presidenti Topi vuri në dukje se “përkushtimi i dy vendeve tona ndaj vlerave të përbashkëta euroatlantike përbën një platformë të sigurt për zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona”.
Në këtë kuadër, Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi “sidomos bashkëpunimin parlamentar, që është tepër jetik, veçanërisht atë mes komisioneve të ndryshme ligjore për të bërë të mundur sinkronizimin dhe harmonizimin e legjislaturës, me synim edhe përafrimin me legjislacionin evropian.”
Duke shprehur vullnetin për një zhvillim më intensiv të marrëdhënieve të gjithanshme, sidomos atyre ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës, Presidenti Topi përshëndeti nënshkrimin e kontratës midis Qeverisë së Kosovës dhe firmës Bechtel-Enka për fillimin e autostradës Morinë-Merdarë, e cila, së bashku me funksionimin e plotë së shpejti të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, do t’i japë dimensione të reja bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal.
Topi dhe Hyseni ndanë të njëjtin mendim për sa i përket orientimit të qartë dhe të ardhmes së sigurtë euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit pa përjashtim të bazuar mbi një bashkëpunim të frutshëm e konstruktiv.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, pasi falënderoi për pritjen e rezervuar nga Kreu i shtetit, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për ndihmesën dhe përkrahjen e mbarë shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij, që ia kanë lehtësuar shumë punën Kosovës në kapërcimin e sfidave, me të cilat i është dashur të përballet.
Hyseni përshkroi gjithashtu punën e deritanishme të Ministrisë së Jashtme që ai drejton, procesin e suksesshëm të njohjes nga gjashtëdhjetë e gjashtë shtete të pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Kosova është optimiste dhe krenare për gjithçka që ka arritur deri tani.
Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Selim Belortaja si dhe dy Ambasadorët respektivë në Prishtinë e Tiranë: Islam Laukaj dhe Gazmend Pulaj.