Kosova feston 13 vjetorin e nisjes se luftes per pavaresi

Nen perkujdesjen e Qeverise se Kosoves nisi dje manifestimi treditor Epopeja e UK-se me rastin e 13-vjetorit te renies heroike te komandantit legjendar te UK-se Adem Jashari dhe familjes se tij.
Manifestimiqendror me moton Nderojme Historine- Ndertojme te Ardhmen u zhvillua ne kazermen Adem Jashari ne Prishtine ne te cilin merrnin pjese pervec pjesetareve te familjes Jashari autoritetet me te larta te vendit diplomate te akredituar ne Prishtine perfaqesues te pranise nderkombetare ne Kosove nder ta edhe komandanti i KFOR-it.
Para te pranishmeve foli kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili rikujtoi sakrificen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithe familjes Jashari per Kosoven e lire dhe te pavarur duke premtuar perpjekjet per nje Kosove sic e kishte dashur ai. Nderkaq ministri i FSK-se Agim Ceku u shfaq i lumtur qe kishte perpara nje ushtri sipas vizionit te komandantit te pare themeluesit Adem Jashari i bindur se ajo do te jete pjese e NATO-s.
Edhe Presidenti i Kosoves Behxhet Pacolli rikujtoi sakrificat dhe meritat e familjes Jashari dhe te UCK-se per nje Kosove. qe po shkon drejt eurointegrimeve dhe prosperitetit.
Ne emer te familjes Jashari. te pranishmit i pershendeti Bekim Jashari.
Nderkohe ne ambientet e Teatrin Kombetar do te mbahet nje akademi perkujtimore.
Neser do te behen homazhe te Varrezat e Deshmoreve ne Prekaz.
Epopeja e UCK-se mbyllet te henen me 7 mars me ndezjen e zjarreve ne Prekazin legjendar duke filluar nga ora 18.00.
Nje delegacion i larte i Aleances per Ardhmerine e Kosoves AAK i prire nga nenkryetari Ahmet Isufi sot ne 13-vjetorin e Epopese se UCK-se ka bere homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari ne Kompleksin Memorial ne Prekaz.
Ne kete dite te gjithe ne e kujtojme me respekt te larte sakrificen e Familjes Jashari te Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te bashkeluftetareve te tij - ka thene me kete rast nenkryetari i AAK-se Ahmet Isufi duke e cilesuar Epopene e UCK-se ne Prekaz si nje moment vendimtar dhe kyc ne luften tone per liri kurse renien e Komandantit Legjendar kushtrim per ti shtuar me shume radhet per clirimin e vendit.
Nenkryetari Isufi ka thene se Kosova e diteve te sotme nuk eshte Kosova e idealeve te deshmoreve Kosova e diteve te sotme nuk eshte vendi qe garanton dhe mbron vlerat e lirise dhe te sakrifices madhore te tyre. Prandaj ne duhet te angazhohemi me shume dhe me me teper perkushtim ne realizimin e porosise se te reneve ne mbrojtjen e vlerave dhe te sakrifices se tyre ne kete kohe kur keto vlera po degradohen kur keto vlera po cenohen nga njerez qe nuk i perfaqesojne ato nga njerez dhe nga nje udheheqes fyes per kete lufte dhe per kete sakrifice - ka porositur ai.
Dita qe erdhi si rezultat i sakrificave te medha dhe kulmoi me ngjarjen e madhe te kombit shqiptar ngjarjen e marsit ne te cilen gjate nje lufte te pergjakshme te popullit tone per liri nen flamurin e UCK-se rane neper beteja mijera deshmore kerkon mobilizim te gjithanshem ne mbrojtje te vendit dhe te nderit tone ne mbrojtje te vlerave tona te cilat nuk do te guxoje askush ti shkele e as ti degradoje - ka thene nenkryetari i AAK-se Ahmet Isufi ne 13-vjetorin e Epopese se UCK-se.
Ngjarja e 5 6 dhe 7 marsit kujtohet si nje ngjarje e madhe per popullin shqiptar pasi pikerisht nga Prekazi legjendar krisen pushket e para te lirise.
Sakrifica e komandantit legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves Adem Jashari dhe me shume se 50 anetareve te familjes se tij te vrare nga forcat kriminale serbe eshte njera nder pikat me sublime e cila i deshmoi botes vendosmerine e palekundur te popullit te Kosoves per lirine nga sundimi i huaj pavaresisht cmimit te larte qe duhej paguar.