Protesta kundër qeverisë në Algjeri

Njëra nga partitë opozitare dhe anëtarë të grupeve të shoqërisë civile në Algjeri, kanë organizuar tre mashime të njëhershme në qytetin Algiers në fundjavë, për të protestuar kundër qeverisë aktuale. Partia “marshimi për kulturë dhe demokraci ose RCD, dhe organizata “koordinimi kombëtar për ndryshim dhe demokraci”, ose NCCD, mbushën rrugët e vendit, pavarësisht disa thirrjeve dhe premtimeve të lancuara së fundmi nga qeveria algjeriane. Kritikë të presidentit Abdelaziz Bouteflika, thonë se pavarësisht burimeve të mëdha të vendit me naftë dhe gaz, Algjeria ka probleme të thella strukturore, përfshirë edhe mungesën e lirisë dhe demokracisë, papunësisë konstante dhe kushte të rënda jetese. Qeveria ka ndërmarë disa reforma për të shmangur këto shqetësime në vend. Megjithatë të shtunën, demostrues të shumtë u mblodhën në vende të ndryshme me qëllimin për tu bërë pjesë e marshimit në sheshin e martirëve në qendër të qytetit. Disa nga protestuesit, hodhën sllogane që akuzonin dhe denonconin kryeministrin Ahmed Ouyahia, por kishte dhe nga ata që mbështesnin qeverinë dhe kjo situatë coi në konfrontime mes palëve. Disa protestues anti qeveritarë, thanë se janë sulmuar nga vendasir në momentin që filluar marshimin. Qeveria algjeriane së fundmi ka hequr edhe gjendjen e emergjences, nje status që ekzistonte prej 19 vjetësh, dhe i ka dhënë hapësirë opozitës të thotë më lirshëm fjalën e saj. Gjithashtu janë investuar miliarda dollarë për modernizimin në sektorin ekonomik si dhe në ndërtimin e shtëpive te reja. Koncesionet e qeverisë kanë polarizuar koalicionin pas protestave. Disa kërkojnë ndrsyhime radikale ndërsa të tjerë thonë se masat më të fundit, janë një sinjal pozitiv.