Kosova gëzon përkrahjen e plotë të Bankës Botërore
Oyegun garantoi përkrahje për vendin e ri, duke deklaruar se Kosova garanton siguri të plotë për investimet e huaja.
Ndërkohë presidenti Sejdiu theksoi, se “Kosova ka krijuar një legjislacion të standardeve evropiane, që ofron siguri për investimet e huaja dhe garanci maksimale për ata që duan ta shtrijnë biznesin e tyre në vendin tonë”.
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore në vendet e rajonit, përfshirë përfaqësuesin në Kosovë, Ranijit Nayak, u diskutua për prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe institucioneve të Kosovës.
Presidenti Sejdiu foli edhe për stabilitetin bankar në Kosovë, por sërish kërkoi që bankat të ulin shkallën e interesit, e cila vazhdon të jetë më e larta në rajon.
Ndërkaq, Oyegun theksoi se institucionet e Kosovës duhet të punojnë me vendosmëri për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.
“Ju keni mundësi të jashtëzakonshme për ta çuar përpara vendin tuaj dhe do ta keni përkrahjen tonë të plotë për realizimin e këtij synimi”, theksoi Oyegun.
Sejdiu dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan si shumë të rëndësishëm për gjithë rajonin dhe perspektivën e përparimit ekonomik të projektit të rrugës Morinë-Merdar, pjesa kosovare e autostradës drejt Durrësit.