Dita e 5-të e grevës së nënave të personave të pa gjetur
Edhe pse gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të keqësohet, ato megjithatë janë të vendosura të vazhdojnë grevën. Gjendja shëndetësore e tyre është rënduar së tepërmi, dy prej të cilave vuajnë nga diabeti.
Me gjithë përpjekjet e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë për ndërprerjen e grevës, nënat janë të vendosura të vazhdojnë atë. Nënat sot janë vizituar edhe nga kryetari i Kryqit të Kuq të Prishtinës Dr. Idriz Berisha, i cili tha se Kryqi i Kuq i Kosovës dhe ai i Prishtinës janë duke u përkujdesur për këto nëna si në strehim, ashtu edhe për ujin e pijshëm.
Ditë më parë edhe Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Drejtësisë Florian Dushi iu bëri thirrje nënave që ta ndërpresin grevën, por ato u shprehen të vendosura për ta vazhduar atë deri në identifikimin e mbetjeve mortore. Greva është edhe pjesë e veprimtarive me rastin e 30 Gushtit _ Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, e cila sivjet e gjeti Kosovën me 1 mijë e 900 persona të pagjetur, fati i të cilëve mbetet i pandriçuar edhe 10 vjet pas përfundimit të luftës. (rtk/start)