E Diel, 1 Nëntor 2026

Limdal: EULEX-i nuk është shtet

Pas këmbënguljes së autoriteteve kosovare se në raport me vendet fqinje do të merren parasysh këshillat e misioneve evropiane në Kosovë, ndërsa do të veprohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, EULEX-i thekson se, si mision teknik që është, nuk mund të veprojë si shtet.

“Ne nuk po merremi me një protokoll, me një marrëveshje ndërkombëtare apo me ndonjë gjë të ngjashme. Këto gjëra nënshkruhen ndërmjet shteteve. EULEX-i nuk është shtet”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal.

“Ajo që ne përpiqemi të formalizojmë është një aranzhim teknik për shkëmbimin e informatave, të ngjashme me ato që kemi nënshkruar në të kaluarën me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, theksoi Limdal, për të shtuar se në lidhje me aranzhime të tilla do të përfshihen të gjitha palët në proces.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›