Berisha i garanton investitorëve mbështetje
TIRANE-Ky grup përbëhej nga përfaqësues të grupit “QMI”, partner i Doimo Group International dhe Ridderhaven, të mirënjohura në botë në sektorin e energjisë, porteve dhe turizmit.
Në takim me kryeministrin ishin përfaqësuesit e kompanive, Zoti Hafiz Tafaj, president i Grupit “QMI”partner i Doimo Group International, Hans van der Lange, pronar i firmës Ridderhaven, Wim Landman, partner me firmën Ridderhaven.
Ata i shprehen kryeministrit ambicjet për të investuar në këto fusha dhe se qëllimi investimit të tyre është kombinimi i projekteve në Kosovë dhe Shqipëri për të forcuar më tepër urat e lidhjes midis dy vendeve.
Kryeministri Berisha siguroi se do të kishin mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve që ata do të paraqesin në fushat e sipërpërmendura.
Kryeministri theksoi se zhvillimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ecin paralelisht dhe projekti i portit të Shëngjinit do të shoqërohet me projekte të tjera madhore bashkëpunimi.
(s.g/BalkanWeb)