Publikohet libri i Astrit Memias "Njeriu dhe Natyra në Globalizëm"
"Besimtar i Zanave të Borës së Bardhë më mësoi ilirishten alpine e me dasht ata që ruajtën si sytë e Ballit Bjeshkët e Namuna dhe Eposin e Kreshnikëve përjetsuar në telin e lahutës."
Kështu hapet libri më i ri "Njeriu dhe Natyra në Globalizëm" rasti i Shqipërisë në raport me teoritë liberale të Majta, konservatore dhe mediat është studimi i doktorit të shkencave dhe drejtorit të Forumit Imazh&Media Astrit Memia.
Vepra studimore është aprovuar edhe për nivelin master të shkallës së dytë si lëndë e detyrueshme në fakultetin e shkencave politike të Strugës dhe Gostivarit në Maqedoni.
Autori Memia vlerëson në këtë prurje përfshirjen e forcave politike me program mbrojtjen e mjedisit në koalicionin qeverisës si dhe lartëson vlerat e turizmit kulturor gërshetuar me natyrën e rrallë shqiptare.
Në libër fjala e gjelbër përdoret më tepër si rrëfen që shpreh thelbin e problematikës së mjedisit global. Nëse ka përballje të verdhëzimit të hapësirave të blerta, shkaku është njeriu dhe ky raport i njeriut me natyrën është boshti tjetër që tejshpon studimin e Dr. Astrit Memias. Autori i diplomuar për shkencat juridike përcjell në libër, në shumë rrafshe shqetësimin për mjedisin që prej vitit 1993, si një detyrë qytetare e njeriut që jeton në bashkësinë e epokës globale.