E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ne mbeshtetje te cdo procesi hetimor mbi aludime per trafik organesh

Shtetet e Bashkuara i marrin shume serozisht te gjitha akuzat e besueshme per veprimtari penale u shpreh zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit P.J.Kroli ne lidhje me aludimet se Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka qene i perfshire ne rrembimin e personave qe pastaj jane shfrytezuar nga nje rrjet i trafikut te organeve.

Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit P.J. Kroli i beri komentet te merkuren ne konferencen e rregullt per shtyp ku nenvizoi se akuzat jane ngritur ne nje raport paraprak. Zoti Kroli shtoi se ka sisteme gjyqesore si Gjykata e Kombeve te Bashkuara per Krime Lufte qe kane vepruar prej vitesh dhe se jane hapur nje numer procesesh te suksesshme lidhur me akuzat per krime lufte. Si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Gjykata e Hages kane hetuar qe nga 2004 akuzat mbi rrjete per trafikim organesh por ato vendosen qe te mos ndermerrnin masa te metejshme ne kete drejtim tha zedhenesi i Departamentit te Shtetit. Shtetet e Bashkuara tha zoti P.J.Crowley mbeshtesin cdo hetim mbi akuza te tilla.

Ne pergjigje te pyetjes nese Shtetet e Bashkuara ishin treguar pasive ne lidhje me akuza te tilla pasi synimi i tyre ishte finalizimi i pavaresise se Kosoves zedhenesi nenvizoi se Shtetet e Bashkuara e kane njohur pavaresine e Kosoves e cila u realizua pas nje perparimi te dukshem punes se jashtezakonshme te zotit Marti Ahtisari per nje numer vitesh dhe pasi u arrit ne perfundimin se nuk kishte asnje alternative tjeter funksionale. Shtetet e Bashkuara tha ne perfundim te komenteve te tij zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Kroli e njohen pavaresine e Kosoves nderkohe qe vazhduan te punojne me ngulm per marredheniet te mira mes shtetit te ri dhe fqinjeve te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›