E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova i mirëpret

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar në mbledhjen e kabinetit se Kosova mirëpret vizitën e Sekretares, Hillary Clinton dhe Baroneshës Ashton, duke shtuar se kjo jep një mesazh të qartë për të ardhmen e Kosovës evropiane.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se Kosova është jashtëzakonisht e përgatitur dhe mirëpret vizitën e sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Clinton dhe Baroneshës Ashton.

Për më tepër ai ka shtuar se vizita e këtyre dy zyrtareve të larta jep mesazhe të qarta për të ardhmen e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Vlerësoj se kjo vizitë është mbështetje unike dhe shumë e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe baroneshës Ashton në procesin e konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës, por edhe perspektivës euro-atlantike për t’u anëtarësuar Kosova sa më shpejt në NATO dhe në Bashkim Evropian. Në të njëjtën kohë është edhe një mesazh edhe për të ardhmen e Kosovës, është mesazh për të ardhmen evropiane të rajonit, pra është një vizitë historike, është një vizitë e përbashkët dhe unike e mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Ëashingtonit është mesazh për të sotmen dhe të nesërmen e gjithë rajoni”, ka thënë Thaçi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›