Man City nuk është në krizë

Kapiteni Vincent Kompany ka insistuar se nuk ka krizë te kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City.
Së fundmi spekulohej se futbollistët nga Eastlands janë të pakënaqur me ndryshimet taktike të bëra nga menaxheri Roberto Mancini këtë stinor. Mirëpo, Kompany ka mohuar sugjerimet e tilla.
“Është qesharake. Nuk më pëlqen të përfshihem në gjera të tilla por nganjëherë duhet. Kurrë nuk kam problem nëse paraqitjet dallojnë. Njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre por nuk e di nga vijnë tregime të caktuara, jam pjesë e ekipit dhe kurrë nuk i kam dëgjuar”, u shpreh ai.