E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Kosova ka arritur stabilitetin e vet si shtet'

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 13:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti të hënën në një takim lamtumirës me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach, të cilin e falënderoi për ndihmën që dha në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe të institucioneve tjera të vendit.

Ai me këtë rast shprehu bindjen se bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Gjermanisë do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori Hans-Dieter Steinbach duke folur për çështjen e legjislacionit, vlerësoi lart punën rreth miratimit të ligjeve, sidomos nga Pakoja e Ahtisaarit.

Ambasadori gjerman u shpreh se Kosova tashmë ka arritur stabilitetin e vet si shtet. Hans-Dieter Steinbach tha se marrëdhëniet në mes Gjermanisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe do të forcohen edhe më, njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›