E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ka gjithnje e me pak nevoje per mallrat serbe

Ne tregun me te madh te rajonit te Prizrenit prej nga furnizohen edhe dyqanet shume magazina tani jane mbyllur. Nuk dihet nese kjo ka te beje me fillimin e muajit te Ramazanit me bllokaden e mallrave nga Serbia apo dicka tjeter. Per kete ceshtje nuk do te flase askush.

Lidhur me masat e reciprocitetit ndaj Serbise njerezit ketu kane mendime te ndryshme. E perbashketa eshte qe mallra rezerve ka ende. Cmimet ende nuk jane rritur ose te pakten nuk jane rritur dukshem por besohet se ato do te rriten ne qofte se se shpejti nuk ndermerret dicka per zgjidhjen e problemeve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pas bllokimit te kufirit ne veri

Shumekush do te mbetet pa pune

bdquoMiell koncentrate dhe ushqime per kafshe sheqer dhe plehra artificiale... Deri para pak kohe te gjitha keto mallra i kemi importuar nga Serbia. Tani po shfrytezojme rezervat dhe ne qofte se gjendja vazhdon keshtu te shtate vellezerit do te mbetemi pa pune. Une i kuptoj shkaqet patriotike por disi duhet mbijetuar thote nje shqiptar i cili kerkon qe te mos i permendet emri.

Vetem 20 metra me larg pronari i nje magazine tjeter prezantohet me emrin Bekim dhe thote se deri tani nuk ka pasur ndonje problem. Ai ka edhe pak miell nga Serbia por nderkohe ka gjetur burime tjera alternative per furnizim bdquoMielli na vjen tani nga Franca dhe eshte i kualitietit me te mire se nga Serbia. Tani kemi nje miell shume cilesor qe do te thote se nevoja per miell nga Serbia eshte gjithnje me e vogel. Tani jane vendosur kontaktet me furnizues edhe nga Bullgaria Maqedonia dhe Shqiperia.

Prodhimet maqedonase zevendesojne ato serbe

Bildunterschrift Pamje nga Mitrovica

Shqipon Kastrati ka importuar gati 30 vjet materiale ndertimi nga Vojvodina. Ne te ardhmen ai do te importoje nga Maqedonia. Deri tani ceremidet i kemi importuar nga Kanjizha. Bllokada e kufirit ka bere qe te harxhohen te gjitha rezervat. Tani eshte koha e ndertimeve dhe kemi vendosur te importojme nga Maqedonia prej nga kemi blere kontigjentin e pare shpjegon ai.

Ne shikim te pare duket se shitoret nuk kane problem me furnizim. Por ne shume prej tyre thone se drejtoret nuk jane aty sepse kane shkuar te kujdesen per furnizim.

Po cfare thone konsumatoret

bdquoTani me shume jemi orientuar ne prodhimet vendore por cmimet ngadal po rriten qe per ne nuk eshte mire. Deri sa ka pasur mall nga Serbia oferta dhe konkurrenca kane qene me te larta ndersa cmimet me te ulta. Tani nuk ka konkurrence dhe cmimet po rriten.

bdquoJo absolutisht nuk me mungon asgje nga Serbia. Ka degjuar se ne dyqane mungojne disa artikuj por ketu afer e kemi edhe Shqiperine dhe Maqedonine. Do te importojme nga keto vende dhe mallrat e reja do te vijne shume shpejt.

Autor Refki Alija/Bahri Cani

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›